VIZITË NË “SHPELLËN E PËLLUMBASVE” / VISIT TO THE “SHPELLA E PELLUMBASVE”

Fundjava na gjeti përsëri me një aktivitet shumë të bukur të organizuar nga ne Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet. Në kuadër të projektit për sensibilizimin e të rinjve me diabet për të bërë një jetë aktive dhe aktivitet fizik në mënyrë që të menaxhohet sa më mirë sheqeri i tyre në gjak. Gjithashtu kjo është një mënyrë e mirë për të bërë bashkë shumë persona me diabet duke bërë të mundur shkëmbimin e ideve dhe eksperiencave. Të mësosh nga të tjerët është gjithmonë një ide shumë e mirë.

Nisja u bë sic do herë, pas një kafe të mëngjesit, si gjithmonë pa sheqer, disa me makinat e tyre personale dhe disa me transportin urban të zonës. Duke qenë se masat anticovid janë ende në fuqi dhe shumica e personave me diabet janë të pavaksinuar në zbatuam cdo protokoll të mundshëm për të mos rrezikuar shëndetin.

Koha ishte e favorshme dhe e ngrohtë. Për të shkuar tek shpella eshtë një shteg mjaft piktoresk në mes të natyrës së gjelbër.

Shpella e Pëllumbasit

Në këtë vend llogaritet të kenë jetuar paraardhësit që në periudhën e hershme diku 10.000 vjet më parë. Me studimet arkeologjike është vërtetuar se në këtë kohë është përdorur teknika e krijimit të zjarrit si dhe të veglave të para primitive dhe të atyre më të zhvilluara. Kjo shpellë hynë ndër gjashtë shpellat artistike të njohura për ekzistencën e tyre në Evropë. Shpella ndodhet 350 metra mbi nivelin e detit dhe formon një tunel diku 70-80 metra të gjatë. Për herë të parë kjo shpellë është vizituar në vitin 1995 nga specialistë të Shoqatës Didaktike Shkencore Speleologjike Shqiptare.

Gjatë rrugës kishim nevojë shumë për ndalesa sepse shumë prej nesh kishte kohë pa aktivitet dhe disa ishim dhe pas covid.

Rreth ores 13:00 do konsumuam  dreken midis ajrit të pastër dhe duke medituar me bukurit e natyrës së fshatit Pëllumbas. Si gjithmonë gjatë drekës ne diskutojmë edhe për llogaritjen e karbohidrateve ku është një mundësi shumë e mirë për të rinjtë e grupit të mësojnë nga ata me më shumë experiencë.

Koha kaloi dhe ne kishim shijuar një nga bukuritë më të vecanta afër Tiranës. Kur u kthyem u ndie pak lodhja por edhe kënaqësia ishte shumë e madhe.

SHFRD ju mirëpret në aktivitete të tjera akoma më të bukura.

logo
Falenderoni në vencanti në mundësimin e të gjitha këtyre temave: Bordi i Çështjeve të Mira, i përbër nga Lotaria Kombëtare dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë

Per me teper fotografi kliko:
https://www.facebook.com/media/set/?vanity=www.diabet.al&set=a.3918252578288594

The weekend found us again with a very nice activity organized by us Children and Youth Association with Diabetes. As part of the project to raise awareness of young people with diabetes to lead an active life and physical activity in order to better manage their blood sugar. It is also a good way to bring together many people with diabetes by enabling the exchange of ideas and experiences. Learning from others is always a very good idea.

The departure was as usual, after a morning coffee, as always without sugar, some with their personal cars and some with the urban transport of the area. Given that anticovid measures are still in force and most people with diabetes are unvaccinated we implemented every possible protocol to avoid endangering health.

The weather was favorable and warm. To get to the cave is a very picturesque path in the middle of the green nature.

Pëllumbasi Cave

 This place is estimated to have been inhabited by ancestors since the early period some 10,000 years ago. Archaeological studies have shown that at this time the technique of creating fire was used as well as the first primitive and most developed tools. This cave was included in the six artistic caves known for their existence in Europe. The cave is located 350 meters above sea level and forms a tunnel somewhere 70-80 meters long. This cave was visited for the first time in 1995 by specialists of the Albanian Scientific Speleological Didactic Association.

Along the way we needed a lot of stops because many of us had time without activity and some were even after covid.

Around 13:00 we would have lunch in the fresh air and meditating on the natural beauty of the village of Pëllumbas. As always during lunch we also discuss the calculation of carbohydrates where it is a very good opportunity for the group youth to learn from those with more experience.

Time passed and we had enjoyed one of the most special beauties near Tirana. When we returned we felt a little tired but also the pleasure was great.

SHFRD welcomes you to other even more beautiful activities.

Print Friendly, PDF & Email