Unë jam Bela

Unë jam Bela, jam 15 vjeç.

Unë dua të pikturoj, të kërcej, të notoj.

Kur unë isha 3vjeç më diagnostikuan me diabet tip-1.

Pankreasi im nuk punon dhe nuk do punoj kurrë. Nuk është faji im.

Unë shpoj gishtat përditë për të matur nivelin e sheqerit në gjak 7 herë në 24 orë.

Unë mbaj një dietë të regullt por prap kam nevojë të mas sheqerin në gjak.

Në total unë kam bërë 5.475 shpime gishtash, 21.900 shpime nga injektimi i insulinës, ohhhh!

Çdo gjë që unë ha dhe pi duhet peshuar dhe matur karbohidratet.

Unë duhet të kem 1 kujdes në çdo ambjent dhe shoqëria ime është shumë e mirë me mua dhe gjej rast t’i falenderoj.

Kur niveli i sheqerit është i ulët unë duhet të konsumoj sheqer.

Kur niveli i sheqerit është shumë i lartë atherë kam nevojshmëri për insulin.

Të dya gjendjet më bëjnë mua të ndihem keq dhe i bëjnë dëm qënies time.

Mbështet ndergjegjesimin e diabetit…

Print Friendly, PDF & Email