Udhëzues elementar për veprimitarin me mjekimin insulinë

Vlerat normale të sheqerit duhet të jenë esëll nga 80 mg/ dl deri në 120mg/ dl dhe dy orë pas ngrënies deri në 140mg/dl deri në 160mg/dl

Nëse glicemia para vaktit është më pak se 70mg/dl , korigjohet hipoglicemia d.m.th. merret 15 gr karbohidrate të thjeshta cohet glicemia mbi 100mg/dl me tej injektohet insulina para vaktit dhe merret vakti, sepse glicemia para vaktit është më pak se 70mg/dl, korigjohet hipoglicemia d.m.th. merret 15 gr karbohidrate të thjeshta cohet glicemia mbi 100mg/dl me tej injektohet insulina para vaktit dhe merret vakti.

Nëse keni vlerat të sheqerit poshtë 75mg/dl do të thotë që ka filluar rënia e sheqerit në gjak. Mund të shfaqet në aparatin tuaj të glicemisë edhe me shenjën *Low* ndikon në hipoglicemi të thellë dmth vlera më pak se 40mg/dl , pra tregon sheqer të ulët (hypoglicemi) dhe duhet patjetër ta korrigjoni situatën me lëngje të pasura me sheqer. Korrigjoni hipogliceminë me ushqime që u dimë përmbajtjen e sheqerit duke u kujdesur që sasia e sheqerit mos të kalojë 20 gr. Konsumi i më tepër sheqeri mund të na sjellë efektin e kundërt të hipoglicemisë që është hiperglicemia. Një matje e glicemisë pas 15 minutash ndihmon në normalizimin e gjendjes.

Nëse në aparatin tuaj të matjes së sheqerit mund te dali shenja *Hi* do të thotë që sheqeri juaj është më i lartë se 600 mg/ dl, pra në këtë situatë duhet të kontaktohet mjeku juaj i familjes dhe specialist endokrinolog, ose të bëni vetë rregullimin e dozës së insulinës nëse jeni me mjekim me insulinë   dhe në mjekim me tableta mund të bëhet një ritje e lehtë e dozës deri në kontaktin e parë me mjekun. Nëse është e mundur një matje e glicemisë me një tjetër aparat do të vërtetonte vlerën e lartë të glicemisë dhe do t’ju jepte siguri në ndërhyrjet korrigjuese me insulinë, pasi një tregim i gabuar i aparatit mund të sjellë pasoja të rënda. Korrigjimi bëhet me insulinë me veprim të shpejtë.

Për personat me insulinë duhet të kemi parasysh që korrigjimi nis nga mbajtja shënim e glicemive dhe dozave të insulinës duke percaktuar Faktorin personal Korrektues i cili ndryshon ne persona te ndryshem. Secili duhet te dije sakte sa e ul glicemine 1 unite insuline dhe te veproje me kujdes duke i përmirësuar rezultatet më afër normales nga injektimi i insulinës 24 orëshe në mëngjes dhe për herë çdo 2 orë pas konsumit të ushqimit.
N.q.s. ne injektojmë X unite insulinë me veprim 24 orësh në orë fikse në darkë rezultatin e shikojmë përpara mëngjesit dhe injektimit të insulinës së shpejt. Psh:

  • Rasti kur sheqeri në mëngjes esëll del normal, ne kemi injektuar insulinë me veprim 24 orësh sa duhet dozë unitesh. (mos i ndrysho dozat e insulinës 24 orëshe)
  • Rasti kur sheqeri në mëngjes esëll del i lartë, ne kemi injektuar insulinë me veprim 24

orësh pak dozë unitesh. (duhen shtuar dozat e insulinës 24 orëshe)

  • Rasti kur sheqeri në mëngjes esëll del i ulët, ne kemi injektuar insulinë me veprim 24 orësh shumë dozë unitesh. (duhen ulur dozat e insulinës 24 orëshe)

Ndryshimi i dozave te insulines 24 orëshe nuk duhet të jetë më i madh se 2 unite cdo ditë.

Në qoftë se e harroni ta injektoni insulinën në darkë për neglizhenca të ndryshme mundohuni ta injektoni në mëngjes gjysmën e dozës që injektoni zakonisht (insulina 24 orëshe).

Më pas nisim të ndreqim unitet e insulinës me veprim të shpejt, pa neglizhuar karbohidratet gjatë konsumit të vakteve në propocion me unitet e insulinës dhe aktivitetit të planifikuar… Do të kemi parasysh se:

○  Në qoftë se glicemia është normale ose e ulët mund ta injektojmë dhe insulinën pas konsumit të vaktit, jo me vonë se 30 minuta nga fillimi i ngrënies. (pa e harruar që ta injektoni fare) 

○  Në qoftë se glicemia është e lartë do ta injektojmë gjithëmon 10 – 15 min më përpara konsumit të vaktit.

○ Në qoftë se glicemia është normal konsumojmë ose injektojmë insulinë normal si zakonisht.

Kontrolloni gliceminë  2 orë pas konsumimit të ushqimit.

○   Në qoftë se del glicemia normal kemi marë unitet e mjaftueshme (duke patur parasysh: dozën insulinike, kalorit e konsumuara dhe aktivitetin fizik)

○     Në qoftë se del glicemia e lartë kemi disa faktorë që ndikojnë. Ose kemi marë pak unite insuline, ose shumë kalorit nga konsumi, ose kemi kryer pak aktivitet fizik)

Çdo gjë ndreqet duke mbajtur shënime: vlerat e glicemive, të insulinave dhe paramenduar veprimtarinë e kalorive për konsum dhe planifikimi i aktivitetit fizik.

Për vlera glicemie shumë të ulëta ose shumë të larta korrigjimi bëhet me ushqim ose me insulinë.

Ky udhëzim rekomandohet dhe për dy vaktet e tjera (drekë dhe darkë) dhe kështu përfitojmë një HbA1c sa më afër vlerave normale.

Duhet të kemi parasysh dhe kujdesjen e mirëmbajtjes së insulinave në temperatura të freskëta si janë të rekomanduara në kutinë e tyre! Kujdesi për insulinat: insulinat duhet të ruhen gjatë dimrit në ambjente të freskëta ndërsa gjatë periudhës së vapës duhet të mbahen në frigorifer në pjesën e poshtme apo tek fresku. Insulina nuk mund të mbahet në ngrirje apo në diell.

Kujdesi për tabletat: çdo preparat me tableta përpara përdorimit duhet të shikohet me kujdes për skadencën si dhe të lexohet broshura shoqëruese për të marë informacion sa më të mirë në lidhje me efekte anësore të preparatit.

(lexojeni artikullin derisa ta përshtasni për veten tuaj!)

Print Friendly, PDF & Email