Udhëtim në Valbonë / Traveling to Valbona

Më datë 10 mars 2019 u zhvillua një aktivitet ndryshe me pjesëtarët e “Shoqatës së fëmijve dhe të rinjve me diabet”. Por, kësaj rradhe iu bashkuam dhe “Shoqatës Bjeshkatarëve dhe Alpinistëve të Tiranës”.

Destinacioni ishte Valbona, Tropojë.

Përgatitja për aktivitetin u krye gjatë javës ku pjesëmarrësit vendosën të vinin duke planifikuar kështu dhe planifikimin e hollësishem të aktivitetit. Synimi ishte ngjitja e një shpati mali përballë Alpeve për të parë më qartë nga lart luginën dhe majat e mbushura me dëborë, në lagjen Kukaj.

Nisja u bë të shtunën më 9 mars ora 14:00 dhe intinerari që ndoqëm ishte rruga e Kombit – kufi – Gjakovë, Kosovë – Bajram Curri, Valbonë.

Profesor Aleksandër Bojaxhi

Arritja ishte rreth orës 20:00, ku u sistemuam tek një bujtinë, duke vendosur sendet në dhoma dhe më pas zbritëm të darkonim ku na u bashkua dhe Profesor Aleksandër Bojaxhi me anëtarët e Shoqatës Bjeshkatarëve dhe Alpinistëve të Tiranës. Aty nisën biseda të ndryshme rreth alpinizmit shëndetit dhe aktivitetit personal të pjesmarrësve…

Diten e dielë zgjimi u bë herët në orën 07:00 ku në 07:30 u mblodhëm për të konsumuar mëngjesin dhe më pas për t’u nisur rreth intenerarit të caktuar.

Të gjithë ishin përgatitur me sendet e domosdoshme për këtë aktivitet si veshjet sportive, ujë, ushqime.

Nisëm udhëtimin përgjatë rrugës së makinës deri tek bujtina e Kol Gjonit, ku aty nisëm ngjitjen për tek shpati përballë Alpeve. Terreni ishte i vështirë përgjatë gjithë rrugës për shkak të lagështirës e përrenjve nga bora që shkrinte, për shkak të dëborës së pranishme vende – vende deri në 15 cm dhe gjetheve të rëna që e bënin të rrëshkitshëm terrenin dhe të vështirë gjetjen e shtegut. Në çerek të rrugës lam pas luginën e Valbonës e arritëm në një pllajë, ku shikonim Majën e Thatë dhe disa maja të tjera të mbushura me dëborë. Aty pushuam pak, ku kryem nga një matje dhe konsumuam ujë dhe frutat e thata. Shtëpitë e pakta aty ishin pa banorë dhe ne vendosëm të ktheheshim për gjetjen e një shtegu tjetër.

Shtegu tjetër ishte me më shumë sfida dhe kënaqësi të tjera për shkak të dëborë së tepërt, pamja e luginës dhe e Alpeve ishte shumë e bukur…  Në gjysmë të shtegut pushuam përsëri, ku kryem matje, konsumuam disa ushqime të vogla dhe u nisëm për të kërkuar një rrugë që të na nxirrte në luginë poshtë në Vabonë

Kishim fatin që ishim të shoqëruar me Profesorin me përvojë, i cili gjeti shtegun e mbuluar nga bora dhe gjethet e rrëna për shesh. E ndiqnim duke zbritur sërisht pranë shtëpisë në Kol Gjonit. Aty shkuam si mysafir në bujtinën e tij. Na mikpriti duke na treguar shtëpinë e pritjes së bashku me familjen e tij.

Familja e Gjonit na priti me çaj dhe kafe të shoqëruar me kek. Ai na tregoi më shumë mbi traditat dhe zakonet e vendasve e pas një bisedë të këndshme, ne u çuam për të vazhduar rrugën për në bujtinën tonë.

Aty aritëm rreth orës 13:00 ku u ndrruam dhe u nisëm për rrugë. Gjatë kthimit kryem dy ndalesa: një buzë lumit të Valbonës dhe një në Bajram Curr ku konsumuam një kafe.

Prej aty ne u kthyem duke ndjekur të njëjtin intenerar nga Kosova. Rreth orës 20:00 arritëm në Tiranë ku të gjithë u shpërndamë pas një aventure shumë të këndshme dhe të bukur.


Ky aktivitet u mundësua nga #Lotaria_Kombëtare dhe #Bordi_i_Ceshtjeve_te_Mira

On March 10, 2019, a different activity was held with the members of the “Association of Children and Young People with Diabetes”. But this time we joined the “Mountaineers and Alpinists Association of Tirana”. The destination was Valbona, Tropoja. Preparations for the activity were carried out during the week where participants decided to come up with planning and detailed planning of the activity. The aim was to climb a mountain slope to the Alps to see the valley and the snow-capped peaks in the Kukaj neighborhood more clearly. The departure took place on Saturday 9 March at 14:00 and the route we took was Nation’s Road – border – Gjakova, Kosovo – Bajram Curri, Valbona.

The arrival was around 20:00, where we were accommodated in a guesthouse, placing the items in the rooms and then we went down to dinner where Professor Aleksandra Bojaxhi and the members of the “Mountaineers and Alpinists Association of Tirana” joined us. There began various conversations about mountaineering and personal activity of participants …

On Sunday, the wake was made early at 07:00 where at 7:30 we gathered to consume the morning and then to get started around the intenerate.

Everyone was prepared with the indispensable items for this activity such as sportswear, water, and food.

We journeyed along the road to the inn of Kol Gjoni, where we started climbing to the slope in front of the Alps. The terrain was difficult all the way because of the snowdrifts of snow that drifted, due to the snow at present places – up to 15 cm inches and lush leaves that made the terrain sloping and difficult to find the path. In the quarter of the road, we went down the valley of Valbona and came to a plateau, where we saw the Maya and some other snowy peaks. We spent a while there, where I had a measure and consumed water and dried fruit. The few homes there were without resident and we decided to go back for finding another path.

The other path was with more challenges and other pleasures due to excessive snow, the appearance of the valley and the Alps was very beautiful … On the halfway we stopped again, where we measured, consumed some small foods and set off for it wanted a road to take us to the valley below in Valbona.

We had the fate of being accompanied with the experienced Professor, who found the trail covered with snow and leafy leaves for the square. We followed him down to the house at Kol Gjon. We went there as guest in his guesthouse. Hail us by showing us the waiting house together with his family.

Gjon’s family welcomed us with tea and coffee accompanied by a cake. He told us more about the traditions and customs of the locals and after a pleasant conversation, we moved to continue our way to our guesthouse.

There we arrive around 13:00 where we changed and set off for the road. During the return I made two stops: one edge of Valbona River and one in Bajram Curr where we had a coffee.

From there, we went back following the same inteneration from Kosovo. About 20:00 we arrived in Tirana where we all went out after a very nice and beautiful adventure.

“This project is made possible by the financial support of the National Lottery Board of Justice.”

Print Friendly, PDF & Email