UDHËTIM NË KANIONET E SHEJIT (NË FSHATIN BICAJ, KUKËS)

Aktiviteti i radhes i organizuar nga Shoqata E Femijve Dhe Te Rinjve Me Diabet eshte udhetimi per ne kanionet e Shejit. SHFRD beri bashke nje grup te rinjsh, ku shumica ishin me diabet dhe i organizoi ata per nje udhetim fantastik ne kanionet e Shejit .

Per disa ky ishte aktiviteti i pare ne natyre pas periudhes se karantinimit si pasoje e covid -19. Ashtu si kemi vepruar edhe gjate muajve te fundit me keshilla per mbrojtjen nga virusi ne rrjetet tona sociale, te njejten gje beme edhe para nisjes. U siguruam qe te gjithe pjesemarresit te kishin me vete doreza dhe maska dhe qe te gjithe bene nje matje te temperatures. Megjithate natyra te ofron mundesine e mbajtjes se distances fizike, keshtu qe te gjithe ishim te sigurt.

Udhetimi per ne qytetin e Kukesit u realizua me makina personale nga pjesemarresit, deri ne fshatin Bicaj.

Me pas filluam nje ecje te gjate permes kanionit te Shejit i cili kishte nje terren jo pak te lehte per te ecur. Megjithate bukurite natyrore te jepnin optimiziem per te vazhduar dhe per te pare se cfare bukurish te tjera kishte rruges.

Si gjthmone beme ndalesa per matjen e glicemise dhe konsumimin e gjerave te vogla nese ishte nevoja. Rruga ishte e mbushur me manaferra dhe fruta te tjera te cilat na kishin munguar ne dieten tone prej shume kohes.

Ishte nje mrekulli e natyres e cila zgjati vajtje -ardhje 2h e 30 min.

Ky aktivitet ishte nje nisje e mire per te gjithe pas asaj periudhe te gjate mosaktivizimi.

Armiku kryesor i diabetit eshte aktiviteti fizik. SHFRD do te vazhdoje te organizoje aktivitete ne natyre ne menyre qe te gjithe te kene mundesine te marrin pjese duke pasur ne plan te pare shendetin e personave me diabet.

Falenderim i vecant shkon per mbeshtetesit tane Bordi i Ceshtjeve te Mira

Lotaria Kombetare dhe Bordi i Ceshteve te Mira

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN E FACEBOOK

Aktiviteti i radhes i organizuar nga Shoqata E Femijve Dhe Te Rinjve Me Diabet eshte udhetimi per ne kanionet e Shejit….

Posted by Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet on Sunday, 11 October 2020
Print Friendly, PDF & Email