Tre Vite…

Tre vjet që jetët tona ndryshuan përgjithmonë. Tre vjet nga qëndrimi i parë në spital dhe vendosja e  diagnozës. Pas rreth dy javësh me probleme të vazhdueshme si djersitje, një etje e pashuar dhe një shpeshtësi e madhe në tualet, dija që diçka nuk po shkonte.  Pas një dite të lodhshme në punë,u ktheva në shtëpi të shikoja djalin tim tepër e emocionuar, i cili qante vazhdimisht dhe kishte etje. Telefonova bashkëshortin dhe i tregova ,ishte ai që më sygjeroi që ti kryeja një matje. Glukometri nuk mund ta rregjistronte nivelin e sheqerit në gjak , sepse ishte aq i lartë.Aty vendosëm të shkonim në urgjencë. Dhe aty na thane të njëjtën gjë. Djali juaj ka glicemi të rritur. Nuk mund ta kuptoja se çfarë po ndodhte. Ndihesha  tmerrësisht keq.

Si mund ti ndodhte dhe djalit tim kjo? Nuk kishte kuptim.Pasi i morën gjak , rezultati ishte 600”.Aty u diagnostikua “Me Diabet”.Kjo diagnozë mund të jetë kërcënuese për jetën nëse nuk kapet në kohë. Në fakt çdo ditë, është kërcënuese për jetën nëse nuk menaxhohet mirë.
Diabeti i tipit 1 është një sëmundje autoimmune në të cilën trupi prodhon auto-antitrupa që sulmojnë qelizat e ishullit të pankreasit të cilat janë përgjegjëse për prodhimin e insulinës. Insulina është një hormon që ndihmon ndarjen e glukozës .Ajo që zbuluam është se ekzistojnë tre lloje të auto-antitrupave që lidhen me Diabetin e Tipit 1, nëse keni pozitiv qoftë edhe vetëm një, atëherë keni Llojin 1. Nolan , rezultatet i dolën të tre-ja pozitive.

Kemi qëndruar në spital për dy netë dhe më kujtohet se “trajnimi” më la të ndihesha tërësisht e tmerruar për të shkuar në shtëpi dhe për të qenë plotësisht përgjegjëse për jetën e djalit tim.

Ne kishim për të llogaritur ushqimin e tij dhe të numëronim karbohidratet, pastaj t’i referohemi një tabele e cila na tregon se sa insulinë duhet dhënë për karbohidratet që ai po merrte. Pastaj, çdo herë që donte të hante, duhej të kontrollonim sheqerin e tij në gjak, ta rregullonim atë me insulinë shtesë në qoftë se ai ishte i lartë ose i jepte atij sheqer të shpejtë që vepronte, nëse ai ishte i ulët. Ne gjithashtu duhej të zgjoheshim çdo natë për të kontrolluar sheqerin e tij në gjak dhe për t’u siguruar që ai nuk ishte shumë i lartë ose shumë i ulët.

Ndërsa i shkruaj të gjitha këto, unë jam e mbingarkuar nga sa kemi përjetuar ato muaj të parë të diagnozës së tij. Por tani, nuk e kam më mosbesimin që kisha në fillimet e diagnozës së tij. Në këtë proces të mundjes, Zoti filloi të shërojë trishtimin e thellë dhe mosbesimin që kishapër vite me radhë.

Print Friendly, PDF & Email