Komision- Diskutohen problematikat e forcimit të shëndetit

TIRANË, 15 Dhjetor/ATSH-Z.Tosku/ – Problematika e fëmijëve me HIV-AIDS, rimbursimin e ilaçeve për diabetikët, rishikimi i skemes  se financimit të rimbursimit të materiale shëndetësore, jane diskutuar sot ne Komisionin  për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.
Ne seancën dëgjimore të ditës së sotme ishin të pranishem grupe dhe institucione të ndryshme shtetërore, lidhur me problemet e fëmijëve. Të pranishëm në këtë seancë ishin Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave Sociale në Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Merita Xhafaj, Drejtoresha e Shërbimit Spitalor, Luzhiana Abajaz, Drejtori i ISKSH-së, Astrit Beci.
Në emër të Aleancës së Grave Deputete, Mimoza Hafizi, shprehu mbështetjen për këto grupe dhe garantoi angazhimin e Kuvendit dhe të komisioneve parlamentare për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve. “Grupi i miqësisë dhe Aleanca e Grave Deputete duhet të ngrejë një grup pune dhe të fokusohen në zgjidhjen e këtyre problemeve në vazhdimësi, të organizojmë seanca dëgjimore që të ketë përfaqësues nga të gjitha grupet”, tha Hafizi.
Kryetarja e Shoqatës së PLWHA Albanian Associaon, Olimbi Hoxhaj, paraqiti disa nga problemet në lidhje me fëmijët e prekur nga HIV-AIDS. “Fëmijët me HIV-AIDS kane problematikat e tyre shëndetësore dhe mbi të gjitha sociale. Ne kërkojmë aktet nënligjore dhe kryesisht ato qe kanë të bëjnë me aspektin e trajtimit dhe të kujdesit social për fëmijët që jetojnë me HIV-AIDS”, tha Hoxhaj
Ndërsa Kryetari i Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet, Asim Toro, kërkoi prej institucioneve shtetërore një mbështetjen më të madhe për rimbursimin e ilaçeve për diabetikët dhe krijimin e gjitha lehtësirave ligjore. “Të rishikohet skema e financimit të rimbursimit të materiale shëndetësore dhe të medikamenteve në mënyrë që dhe në bashkëpunim si shoqatë pacientësh të ulet invaliditeti dhe shqetësimet”, theksoi ai. /a.ke/

Print Friendly, PDF & Email