Të jetosh me diabetin, brenga dhe frika e një të prekuri nga sëmundja

A do të mund të shikoj fëmijët tek rriten, a do të mund të kujdesem për to. Kjo është brenga më e madhe e Olsi Subashit, i cili ka plot 23 vite që vuan nga diabeti.

Ai ishte vetëm 6 vjeç kur ishte i sëmurë, por padituria dhe pafajësia e moshës nuk e lejoi të kuptonte rrezikun e kësaj sëmundje. Neglizhenca, pavarësisht kujdesit të prindërve bëri që të humbiste njërin sy dhe të kishte probleme me veshkat.

E ndërsa sot, rutinë e një dite normale për të, nuk është si ajo që ne kemi. Ai fle dhe zgjohet me frikën se nëse sheqeri në gjakun e tij është nën apo mbi normë dhe duhet të marrë insulinë dhe shumë ilaçe të tjera në më shumë se tri ditë.

olsi subashi

“Që 5 vjeç e gjysmë isha i sëmurë, me temperaturë, me cfarë më kanë treguar të shtëpisë. Pija ilace por nuk më bënin mirë dhe kështu vazhdoi jeta. Pastaj kur u bëra shumë keq më cuan në spital, kam qenë pa ndjenja dhe aty pastaj doli që isha me diabet. Isha i vogël dhe nuk e dija, cdo një muaj shkoja në spital”, shprehet Olsi.

Sot 29 vjeç babai i dy fëmijëve ai përpiqet të bëjë një jetë sa më normale që të jetë e mundur. Olsi merret me riparimin e biçikletave, aktivitet të cilin e zhvillon në shtëpinë e tij. Ndërkohë frika se ndoshta një ditë nuk mund të bëjë dot asgjë për shkak të përkeqësimit të sëmundjes e ka pushtuar atë.

“Nuk e dija që ishte kaq shumë vrasëse, do doja që të ishte e shërueshme. Më mirë të isha me zemër, sepse e dija që një ditë do të pushonte dhe do të mbaroja, sesa diabeti që të hyn nga pak si krimbi.”

E ndërsa jeton me dëshirën për t’u kthyer disa vite më pas, për t’i dhënë sëmundjes së tij trajtimin e duhur, e tashmja e Olsit ecën krah për krah me të, duke i dhënë mundësinë të kujdeset sot për të.

Print Friendly, PDF & Email