Si dhe kur matet Glicemia?

Matja e glicemisë bëhet me anë të analizës së gjakut.
Ajo mund të kryhet si me gjakun venoz (si çdo analizë tjetër) ashtu dhe me një pikë gjaku që merret në gisht.
Matja e glicemisë arrihet nëpërmjet një aparati që quhet “glukometër” ose ndryshe në gjuhën e përditshme e quajnë “aparati i glicemisë”. Matja me anë të aparatit është e lehtë dhe kushdo mund ta mësojë atë. Këto aparate janë të vegjël, me madhësinë pak
a shumë sa një celular dhe mund të transportohen lehtësisht me vete. Për të kryer matjen kemi nevojë për: glukometrin, fisha (strisha) për matjen e glicemisë, aparat për shpimin e gishtit, lancet (age shumë e vogël) për shpimin e gishtit.
Përpara matjes këshillohet të lahen duart dhe të fshihen mirë.
Vendoset lanceta në aparatin e shpimit. Tërhiqet kapuçi mbrojtës i lancetës. Mbyllet aparati dhe gradohet thellësia e shpimit të ages.
Vendoset fisha e glicemisë në aparatin e glicemisë.
Kur aparati nxjerr pikën e gjakut do të thotë që është gati për matjen
Me aparatin e shpimit shpohet njëri nga gishtat e dorës
Pika e gjakut vendoset tek fisha
Pritet sa aparati të lexoj gliceminë.
Në Shqipëri glukometrat e masin gliceminë në mg/dl, por ndonjëherë, kryesisht aparatet që vijnë nga jashtë shtetit mund ta masin në mmol/l në këtë rast glicemitë e shfaqura janë në numra të vegjël 4, 5, 6 etj, vlera në mmol/l duhet shumëzuar me 18 për të përfituar
gliceminë në mg/dl.
Glicemia mund të matet
• Esëll
• 2 orë pas buke
• në rast dyshimi për hypoglicemi
Këshilloni pacientet ti shënojnë në nje fletore matjet që bëjnë dhe t’ua sjellin në vizitën e ardhshme.
(Një tabelë të ngjashme mund ta krijoni në excel ose ta shkarkoni në linkun e më poshtëm)

TABE

Print Friendly, PDF & Email