STUDIMI I PARË I SHOQATËS SË PACIENTËVE FËMIJËVE DHE TË RINJVE ME DIABET

Kostot  vjetore  dhe  mujore  për  personat  që  kanë  diabet  në  Shqipëri

Sipas kritereve dhe këshillat me mjek endokrinolog, personat që kanë diabet duhet të shpenzojnë 13.127 lekë/ditë për të siguruar

12037961_864791200301429_8067526265060273587_n

  1. Glukagon
  2. Age
  3. Fisha
  4. Lanceta
  5. Alkool
  6. Pambuk
  7. Dhe shtesa insuline

Por veçse medikamenteve te lartë përmendura duhet të bëjnë 32 analiza dhe vizita në vit, nga të cilat disa janë dhe të përsëritura çdo 3/6 muaj (me vlerë monetare 19.258lekë/vit).

Të gjitha këto konsumime ditore dhe kontrolle vjetore, gjithëmonë sipas rekomandimeve të mjekve endokrinolog arrijnë një kosto vjetore prej 388.620 lekë për person/vit (kosto mujore arrijn 32.385lekë).

 

Tabela tregon kostot vjetore dhe mujore të personave me diabet sipas kritereve dhe këshillat me mjekun endokrinolog.
Shteti Shqiptarë i ka siguruar një ndihmë sociale prej 9.400 lekë/muaj, ku diferenca arrin 22.985 lekë/muaj

Nqs këto analiza nuk ndiqen në mënyrë periodike personit me diabet i fillojnë:

  1. a) Tre komplikacione që janë:
    1-lëkura diabetike
    2-plagët në diabet
    3-komplikacionet kronike.
  2. b) Pesë sëmundje që janë:
    1-hipertensioni arterial
    2-sindromi metabolik
    3-hiperlipidemia
    4-obeziteti
    5-hipoglicemia
  1. c) Gjashtë dëmtimet

Dalja jashtë kontrollit të sëmundjes pacienti nis luftën me komplikacione të tilla si:                   

  1. Dëmtimi i syve – Retinopati diabetike
  2. Dëmtimi i zemrës – Arterie koronare
  3. Dëmtimi i trurit – Goditja çerebrale (e trurit)
  4. Dëmtimi i veshkës – Nefropati diabetike
  5. Ulçera diabetike
  6. Dëmtimi i nervave – Neuropati diabetike

 

Të gjitha këto dëmtime llogaritini se sa lekë kushtojnë operacionet dhe kurimet e tyre për këdo.

Dhe për të gjitha këto shteti ndihmon me një ndihmë sociale afërsisht 9.400 lekë/muaj e cila ndërpritet dhe kur fillon një punë me pagesë minimale ose një stazh shkolle për faktin se paguen sigurimet (një lloj diskriminim i hapur për këtë pjesë që e ka një problem faktik)
Po të llogaritim shpenzime 32.385 lekë/mujore zbresim 9.400lekë/muaj diferenca qe ne i bëjmë pyetje vetes ku ti kërkojmë rezulton 22.985 lekë/muaj. Pa vendosur nutricionin dieta diabetike!

Në qoftë se fillojnë këto komplikacione pacientit dhe shtetit i shtohet një kosto tjetër që është ajo e shtrimit në spital. Nga një përllogaritje e thjeshtë shtrimi në një spital shtetëror për një natë shkon

8.000 lekë * për 3 ditë minim = 24.000 lekë

8.000 lekë * për 5 ditë maks   = 40.000 le

Print Friendly, PDF & Email