“Studime jashtë shtetit”-me Diabet

Janarin e kaluar, unë bëra gati çdo gjë, valixhen plot me artikujt më të domosdoshëm të veshjeve, një ditar udhëtimi, të gjitha pajisjet me vlerë të diabetit të mjaftueshme për të paktën 3 muaj dhe u nisa me avion për në Firence të Italisë. Isha e rrethuar me mendimin se unë do të përjetoja “mundësinë e jetës” dhe se jeta ime do të ndryshonte përgjithmonë. Studimi jashtë vendit është një mundësi e madhe. Kjo është një marrëveshje edhe më e madhe për dikë me diabet. U ndjeva sikur e lashë Shqipërinë në një përpjekje të guximshme për të parë më tej, pavarësisht se nuk isha plotësisht e vetëdijshme për atë çfarë po bëja. Unë kurrë nuk jam ndjerë kështu në një vend në tërë jetën time. Jam shumë e lumtur çdo herë që mund të ulem në Caffe me një kapuçino dhe shkruaj për një blog Diabeti , ose kaloj nëpër rrugën time drejt Universitetit. Sikur të mund të qëndroja këtu përgjithmonë.

Por ka dhe anë negative ,duke qenë jashtë vendit, diabeti më ka bërë të ndihem e pafuqishme dhe e papërgatitur. Ana tjetër negative është që në Shqipëri kolegët e punës e dinin pë sëmundjen time , ndërsa këtu ata po e zbulojnë me copëza të vogla.

Unë mbaj kontakte me miqtë e mi me të cilët jam rritur. Edhe pse jemi të shpërndarë në të gjithë vendin dhe botën tani, ne kemi qenë në gjendje të gjejmë një parajsë shpëtimi në një grup chat ku mundemi të zbulojmë detajet e jetës sonë personale dhe përpjekjet e panumërta të diabetit. Sekretet, dhimbjet dhe streset tona i ndajmë aty te ai grup.  Ndonjëherë më duket sikur në Firence, jam personi i vetëm me Diabet.  Ky udhëtim këtu, më ka mësuar më shumë se kurrë më parë se si një person me diabet duhet të jetë i palëkundur dhe këmbëngulës në mënyrë që shumë njerëz nuk do ta kuptojnë kurrë. Ju duhet të jeni gjithmonë në krye të lojës të përgatitur për skenarin më të keq.

Mësoni rreth Diabetit, çdo ditë është e ndryshme.
Unë nuk mendoj se ju mund të doni diabetin, është një përbindësh në kohë që ju grabit energji dhe mund të të marrë dhe jetën. Por, unë besoj se mund ta doni aftësinë tuaj për t’u përpjekur ta kontrolloni atë. Një kalorës mund të mos e dojë betejën, por ndoshta ai e do duke e ditur se armatimi i tij do ta mbrojë atë dhe ndjenjat e fitores janë ato që të bëjnë të ndihesh gjallë.

Print Friendly, PDF & Email
SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakTre Vite…
Artikulli tjetërDiabeti dhe Marihuana