Si diagnostikohet Diabeti ?

Për diagnostikimin e diabetit është e nevojshme të dimë sa janë nivelet e sheqerit në gjak. Niveli i sheqerit në gjak quhet glicemi.

Për t’u diagnostikuar me Diabet Mellitus duhet të plotësohet të paktën një nga kriteret e mëposhtme:

Glicemia normale esëll është midis 70 mg/dl – 100 mg/dl.

— Glicemia esëll ≥126 mg/dl në më shumë se 2 matje.
— Matje rastësore e glicemisë ≥200 mg/dl e shoqëruar me simptomat e diabetit.
— Glicemia 2 orë pas provës së ngarkesës* me 75 gr glukozë ≥200 mg/dl
— Hemoglobina e glukozuar (HbA1C) ≥6.5%

*Prova e ngarkesës është një ekzaminim që tregon si reagon trupi kur merr sheqer. Kryhet esëll në mëngjes.

Pasi merret glicemia esëll, punonjësi i laboratorit jep për të pirë një gotë ujë, në të cilin paraprakisht është shkrirë 75 gr sheqer. Pas 2 orë matet sërish glicemia. Për diagnostikimin e diabetit është e domosdoshme prova e ngarkesës me glukozë. Ajo nuk mund të zëvendësohet me gliceminë e matur para dhe dy orë pas buke.

# Hemoglobina e glukozuar – HbA1C: tregon sa ka qenë mesatarja e glicemisë 3 muajt e fundit.

Print Friendly, PDF & Email