E premte, Gusht 23, 2019

SHFRD: Fondi të zbatojë listat e rimbursimeve

DIABET MUND TE KESH EDHE TIDiabeti kudo në botë është kthyer në katastrofën më të madhe shëndetësore. Po të vëresh statistikat buxhetore të FSDKSH-së, në krye të tabelës qëndrojnë medikamentet për komunitetin me diabet. Kjo
nuk do të thotë se ne si individë konsumojmë nga dëshira e madhe kaq shumë fonde të konvertuara në insulinë, por punonjësit e tyre nga paaftësia dhe dëshira për t’u bërë të pasur abuzojnë. Dhe kjo gjë ne si komunitet na ka shtuar kostot tona personale.

Ne mund të citojmë se: sipas kritereve dhe këshillave me mjekun endokrinolog, kemi 390,000 lekë\vit shpenzime. Dëmtimi i parë nga mospërballimi i kësaj kostoje i shkon syrit, lista e shërbimit të të cilit arrin në 110,000 lekë\vit.

FSDKSH nuk konsultohet me askënd për situatën e lidhur me një komunitet të madh si diabeti. Gjithashtu ka shtuar barrierat e marrjes së insulinës me një kosto prej 12000 lekë\6muaj për të marrë një insulinë më shumë.

Madje dikush mashtron për faktin se medikamenti insulinë është 100% i rimbursueshëm. Shumë prej nesh që në recetë marrim kategorizim, paguajmë para për insulinë. Madje janë vendosur dhe kushte për ndalim të dhënies së medikamentit më të mirë për pacientin nga mjeku, për faktin se insulinat kanë kosto. Po kush e paguan koston me të madhe? Ne. Ne që rrezikojmë të vuajmë ndërlikimet e diabetit dhe na ulet cilësia e jetës. Kërkesat dhe ngritjet e problemeve janë bërë në kohë, por nuk arrin vetëm problemi diabet, por dhe mundimi për ne si pacientë apo si shoqëri.

Ne kërkojmë bashkëpunim dhe zbatim të listave të rimbursimeve të ngelura në Institucionin FSDKSH.

Print Friendly, PDF & Email