Sëmundja e Diabetit dhe femrat

Të gjitha femrat të cilat vuajnë me diabet u nevojitet një qasje e perballueshme dhe e barabartë e kujdesit shëndetësor, e edukimit dhe informimit në mënyrë që të menazhojnë sa më mirë diabetin e tyre si dhe të përmirësojnë rezultatet e tyre shëndetësore.

Fakte mbështetëse

Aktualisht ka mbi 199 milion gra që jetojnë me diabet. Ky total parashikohet të rritet në 313 milionë deri në vitin 2040.

 

2 në çdo 5 gra me diabet janë të moshës riprodhuese, që përbëjnë mbi 60 milionë gra në mbarë botën.

 

Diabeti është shkaktari i 9 i vdekjes tek grate në nivel global (botëror) duke shkaktuar 2.1milion vdekje çdo vit.

 

Femrat të cilat janë me diabet Tip 2 janë 10 herë më të rrezikuara për të pasur sëmundje koronare të zemrës krahasuar me femrat të cilat nuk janë me diabet.

 

Femrat të cilat janë me diabetin Tip 1 kanë një rrezik në rritje për një abort të hershëm ose për të patur fëmijë me keqformime.

 

Çfarë duhet bërë

Sistemet shëndetësore duhet t’u kushtojnë vëmendjen e duhur nevojave dhe prioriteteve specifike të grave.

Të gjitha gratë me diabet duhet të kenë akses për medikamenet dhe teknologjinë e duhur të diabetit, informimin dhe edukimin për vetë – menaxhim të diabetit për të cilat ato kanë nevojë për të arritur rezultate optimale të diabetit. .

Të gjitha gratë me diabet duhet të kenë akses në shërbimet e planifikimit familjar për të ulur rrezikun gjatë shtatzenisë.

Të gjitha gratë dhe vajzat duhet të kenë akses për aktivitet fizik për të përmirësuar  rezultatet e tyre shëndetësore.

Për gratë shtatzëna kërkohet një përmirësim i aksesit për kujdes shëndetësor, depistim, dhe edukim të grave për të arritur rezultate të mira shëndetësore si për nënën dhe fëmijën.

Fakte mbështetëse

1 në 7 lindje është i prekur nga diabeti gestional

Federata botërore e diabetit ka vlerësuar se 20.9 milion ose 16.2% e lindjeve të gjalla në

vitin 2015 gratë kishin patur një formë të hiperglicemisë në shtatzani. Përafërsisht gjysma

e grave të cilat kanë pasur një histori të diabetit gestional gjatë shtatzanisë, zhvillojnë

diabet të tipit 2 brenda 5 – 10 viteve nga lindja.

 

Gjysma e të gjitha rasteve me hiperglicemi gjatë shtatzanisë ndodhin tek gratë e moshës

nën 30 vjeç.

 

Pjesa më e madhe e rsteve me hiperglicemi gjatë shtatzanisë ishin në vendet me të

ardhura të mesme dhe të ulëta, ku aksesi për kujdesin amëtar është i limituar.

 

Çfarë nevojitet për tu bërë

Strategjitë për parandalimin e diabetit tip 2 duhet të fokusohen në ushqyerjen dhe shëndetin e nënës si dhe sjellje të tjera shëndetësore përpara dhe gjatë shtatzanisë po ashtu edhe në ushqyerjen e foshnjave dhë në fëmijërinë e hershme.

Vizitat e kujdesit antenatal gjatë shtatzanisë duhet të përmirësohen nëpërmjet promocionit shëndetësor tek gratë e reja dhe në zbulimin e hershëm të diabetit dhe të diabetit gestacional ne veçanti.

Depistimi për diabet dhe për diabetin gestational duhet të përfshihet në shërbimet dhe ndërhyrjet e tjera që janë për shëndetin e nënës, në nivel të kujdesit shëndetësor parësor për të siguruar një zbulim sa më të hershëm të diabetit, për një kujdes më të mire për grate si dhe për të ulur vdekshmërinë amëtare.

Punonjësit e kujdesit shëndetësor duhet të trajnohen për identifikimin, trajtimin, menaxhimin dhe ndjekjen e diabetit gjatë shtatzanisë. Gratë dhe vajzat janë actorët kryesorë në adoptimin apo përshtatjen e një stili jete të shëndetshëm për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqënien e brezave të ardhshëm.

Fakte mbështetëse

Përafërshisht deri në 70% të rasteve me diabet tip 2 mund të parandalohen nëpërmjet adoptimit të një stili jete të shëndetshëm.

70% e vdekjeve të parakoshme tek adultët janë si pasojë e sjelljeve jo të shëndetshme të filluara gjatë adoleshencës.

Gratë në rolin e nënave kanë një ndikim të madh mbi statusin shëndetësor të fëmijëve për një periudhë të gjatë kohe.

Kërkimet kanë treguar se kur nënat kanë kontroll mbi burimet financiare për familjen, ato i shpenzojnë për ushqimin në familje si dhe për ushqimin dhe shëndetin dhe arsimimin e fëmijëve.

Grate janë përgjegjëset e mënyrës së ushqyerjes dhe zakoneve të stilit të jetesës së familjes, ndaj dhe kanë mundësinë për të nxitur apo drejtuar familjen në një stil jete apo zakone të shëndetshme.

Çfarë nevojitet të bëhet

Gratë dhe vajzat duhet të fuqizohen

Gratë dhe vajzat duhet të fuqizohen me njohuri e thjeshta dhe të kuptueshme, të nevojshme për të forcuar kapacitetin e tyre për të parandaluar diabetin tip 2 në familjet e tyre si dhe për të mbrojtur më mirë shëndetin e tyre.

Promovimi i aktivitetit fizik në vajzat adoleshente, veçanërishit në vendet në zhvillim duhet të jetë një prioritet për parandalimin e diabetit.

Print Friendly, PDF & Email