Seanca dëgjimore e komisionit të shëndetësisë për buxhetin 2017

Pershendetje te nderuar

Po ju prezantoj “Shoqaten e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet” është një shoqatë pacientësh në shërbim të fëmijëve dhe të rinjve që po e vuajnë çdo moment diabetin. Misioni i shoqatës tonë është të mbrojme interest dhe të drejtat e këtij komuniteti.

diabet mund te kesh dhe ti

Duke pasur parasysh që fëmijët dhe të rinjtë janë e ardhmja e një vendi, ne kërkojmë përkrahje dhe mbështetjen në përmbushjen e të drejtave tona, në mënyrë që këtë sëmundje të përjetshme ta përballojmë duke ruajtur një shëndet sa më të mirë, cilësor dhe pa ndërlikime, duke ulur numrin e invaliditetit të humbjes së gjymtyrëve, njërëzve të verbër, të personave që kërkojnë dializës dhe të tjera problematike në Shqipëri.

Referuar nenit 55, pikës 1 të kushtetutës së Republikës së Shqipërisë – “Shtetasit gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtën për kujdes shëndetsor nga shteti.” – kërkojmë që dhe ne si shtetas të këtij vendi t’a gëzojmë këtë të drejtë. Këtë nenë po e referoj sepse shumë kërkesa shumë premtime janë bërë për ne si komunitet por faktet janë shoqëruar me më shumë barriera dhe me më shumë kosto ekonomike. Siç ka ndodhur me tërheqjen e insulinës së 3 duke theksuar që nuk ka persona me diabet me më pak se tre pena insulinë

Duke qënë se autoritetet shqiptare nuk i janë përgjigjur kërkesave tona të vazhdueshme të bëra nëpërmjet takimeve dhe mjeteve të tjera demokratike, ne vendosëm dhe kemi dorëzuar një peticion në lidhje me këtë çështje prej 2.500 firmëtarë.

Kërkesat tona të listuaranë në peticion dhe shumë të nevojshme janë si më poshtë:

  1. Kërkojmë rimbursim të fishave për matjen e nivelit të sheqerit (glicemisë) dhe ageve të aparateve matës (lancetave) dhe ageve për injeksionin e insulinës dhe glukagoni, të cilat janë të domosdoshme përditë po aq sa edhe insulina që rimbursohet.
  2. Kërkojmë vendosjen në listat e rimbursimit 30 pompa per rastet urgjente ku çmimet afërsisht janë
    • Çmimi për një pompë 3000 euro, si dhe paisjet e tyre që kushtojnë për personat 200 euro/muaj dhe që kanë diabetin me probleme si hemodializa, dëmtimet e syve, enët e gjakut të zemrës, trurit dhe ata që janë në karrocë.
    • Sensor i matjeve të glicemisë që ta sigurosh të duhen 700 euro për paisjet 300 euro/muaj për të gjithë pa përjashtim.
    • Porta injeksioni ku kostua e tyre shkon ne 100 euro/muaj, për gjithë të tjerët që kanë diabet

(Ndërhyrja juaj lehtëson dhe ulë kostot pa përjashtim për ne si komunitet)

  1. Kërkojmë rimbursim dhe sigurim të reagentëve për analizën e HbA1c në të gjithë Shqipërinë ose minimalisht në spitalet rajonale.
  2. Kërkojmë lehtësim të proçedurave për marrjen e insulinave dhe ndryshimin e dozave të saj.
  3. Kërkojmë që dalja në KEMP për personat me diabet, të kryhet së shumti një herë në tre vjet dhe jo çdo vit.

 

Shqetësimet e shprehura më lart janë disa problematika kryesore me të cilat ne dhe familjarët tanë, jetojmë çdo moment dhe shumica e tyre janë ndikuar kryesisht nga mungesa e mundësive ekonomike për ta ndjekur sëmundjen si duhet, në mënyrë që komplikacionet e kësaj sëmundjeje të shfaqen sa më vonë. Por, këto shqetësime janë vetëm një pjesë e vogël e shumë shqetësimeve të tjera që ne kemi. Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet në Shqipëri kërkon që këto shqetësime të merren parasysh dhe të shihen me konsideratën më të lartë!

 Duke shpresuar që të kemi një realizim sa më të shpejt të këtyre kërkesave, mbetemi në pritje të realizimit real të tyre.

Ne shumë shpejt do ti bëjmë me dije Organizatës Botërore të Shëndetsisë (O.B.SH.) dhe Federatës Europiane të Diabetit (I.D.F.) problematikat tona dhe ti kërkojmë për t‘ju mundësuar një partneritet në vendimarrjet për këtë komunitet që shkon për herë e në rritje në numer.

            Sipas studimit tonë të parë kemi arritur në përfundimin se:

             Dimë që sëmundja e diabetit është një sëmundje kronike ku problemet më të mëdha i kanë në pasojat që jep nëse nuk monitorohet dhe trajtohet siç duhet që më pas sjell këto komplikacione:

  1. Dëmtimit të syve                   – Retinopati diabetike
  2. Dëmtimi i zemrës                   – Arterie koronare
  3. Dëmtmimi i trurit                   – Goditja cerebrale (e trurit)
  4. Dëmtimi i veshkës                 – Nefropati diabetike
  5. Humbje të gjymtyrëve          – Ulçera diabetike
  6. Dëmtimi i nervave                 – Neuropati diabetike
  • Që të rishikohet skema e financimit në mënyrën më afat gjatë në rimbursimin të materialeve shëndetsore dhe të medikamenteve të lartë përmendura, në mënyrë që të ulet invaliditetit dhe shqetësimet ndaj tij.

 

  •  Ne kërkojmë të rishikohet mundësia e rimbursit të pompave të insulinës, për fëmijët dhe të rinjt që kanë një diabet të çekulibruar dhe komplikacione të shkaktuar nga diabeti si sytë apo hemodializa apo dializa dhe për nënat e reja që kanë diabet për një mbarvajtje të shëndetshme të shtatzanisë, ashtu sikundër ndodh dhe në vendet tona fqinje (vetëm Shqipëria nuk i kanë realizuar ende këto rimbursime sepse në Kosovë kanë filluar)!

 

Ne, si pacientë me diabet ndjejmë përgjegjsi të kujdesemi me të gjitha forcat tona edhe për ata fëmijë dhe të rinj që nuk kanë mundësi të ngren zërin e tyre dhe të kërkojnë më të mirën për shëndetin e tyre. Një jetë e shëndetshme, sidomos për fëmijë dhe të rinjt është garancia më e madhe e një vëndi për të ecur përpara. Ndaj ne sot duhet të kemi prioritet bashkëpunimin për një të ardhme më të mirë!

Tab e kostos se analizave te syrit

 

Tabela

dffffccc

Drejtori Ekzekutiv i Shoqates se Femijeve te Rinjve me Diabet

Asim Toro

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Print Friendly, PDF & Email