- Sfida nis nga mjeku i familjes duke u konsultuar me të dhe duke marrë një rekomandim për tek endokrinologu.
- Shkohet tek mjeku endokrinolog me rekomandim, i cili fillimisht të jep vetëm insulinën Humane
- Insulina Humane po hiqet nga qarkullimi nga shtetet Europiane për faktin e efekteve anësore dhe Hipoglicemisë.
- Insulina më efektive është ajo Analoge të cilën këta mjekë e rimbursojnë vetëm në rastet kur pacienti me diabet ka komplikacione dhe dëmtime të tjera (efekti i insulinës Analoge është se nuk sjell Hipoglicemi dhe e sjell pacintin me afër normales HB1Ac).
- Nqs duhet më tepër insulinë mjeku endokrinolog i rrethit të drejton në spitalin e QSUT me një shkresë të përgatitur, qoftë dhe për një penë insuline të vetme.
- Ardhja në Tiranë e shoqëron pacientin së bashku me humbjen financiare dhe stresin e spitaleve. Me mbritjen në spital duhet të regjistrohesh në regjistrin e konsultës për tek mjeku endokrinolog.
- Pastaj vjen pritja në rradhë ku do merret konfirmimi i cili është thjeshtë një firmë miratimi, nga
- Pasi merret kërkesa bashkë me dokumentat e tjera që duhet ti dërgosh në një godinë tjetër brenda spitalit dhe aty merr thjeshtë një vulë në 3-shkresa të njëjta ku do ti dërgosh:
1-kopje shkrese tek mjeku i familjes.
2-kopje shkrese tek mjeku endokrinolog.
3-kopje shkrese ISKSH-ja e rrethit, e cila të jep fletë tjetër aprovuese.
- Ky miratim kërkon një ditë kohë dhe mund të merret vetëm pas 24 orësh.