E nisëm thjesht si një ëndërr por që gjatë rrugës na u bashkuan shumë aktorë të tjerë duke u bërë një zë i fuqishëm që u finalizua me sukses.

Është një rrugëtim i gjatë që ka ecur përmes përdorimit të të gjithë mënyrave dhe metodave të advokimit dhe lobimit që ne si përfaqësues të shoqërisë civile kemi bërë ndër vite.

Nuk është fundi i punës dhe i përpjekjeve tona por besoj se kjo arritje është fillimi i një angazhimi të ri institucional nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për ta shtrirë në terma afatgjatë që rimbursimi i fishave për personat që jetojnë me diabet të përfshijë grupmosha më të rritura deri sa të arrijë në rimbursimin për të gjithë ata që kanë nevojë.

           HISTORIKU:
           Falë jetesës me diabetin mblodhëm vështirësitë dhe problematikat, duke e filluar me realizimin e Ditës Botërore të Diabetit 2013” Ku realizuam formimin e simbolit tone dhe duke vazhduar me Konferencën “Diabeti nuk fle!”
           Duke rritur ndërgjegjësimin për diabetin nëpërmjet rrugëve të shpërndarjeve të fletëpalosjeve, shkrimeve të kërkesave të ndryshme në Institucione të ndryshme dhe shkrimeve të jetës me diabet në median e shkruar, daljen në emisionet televizive, mbledhja e 2.500 firmëtarëve në 12 Qarqet e Shqipërisë, takimet me grupet e punës, apo Forumit e parë të Diabetit sëbashku me pacientët, me përfaqësues të institucioneve të ndryshme, duke theksuar anëtarë të Komisionit të Punëve të Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, ku Komisioni për Ekonominë dhe Financat Tiranë, më 24.11.2016 në projektbuxhetin realizuan në Kuvend të bëhen këto ndryshime:

           22. Ministria e Shëndetësisë. – Në projektbuxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë shtohen shpenzimet operative me 23 milionë lekë për blerjen e fishave për fëmijët diabetikë.

           Falë punës së pacientëve Fëmijë dhe të Rinj me Diabet në vite u arrit në 14 Nëntor 2017, në kuadrin e Ditës Botërore të Diabetit, Kryeministri Z. Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu të shkonin në shtëpinë ë një antare të Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet për të dhënë premtimin për fishat e matjes së sheqerit në gjak të rimbursohen për fëmijët deri në moshën 18 vjeç. Kujdes më të mirë shëndetësor për personat me diabet të të gjitha moshave.

           16 Janar 2018. Fëmija e familjes Bakiu tërhoqi në praninë e anëtarësisë së Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet e para fishat e matjes së sheqerit në gjak sipas premtimit të mbajtur dhe bashkëpunimit të punës tonë si pacientë.
Shpresojmë që në të ardhmen të realizojmë edhe me shumë, për të parandaluar dhe mjekuar duke ndjekur siç duhet me metodat bashkohore për të gjithë personat me diabet.

           Gjej rastin të falendojmë angazhimin e madh institucional duke filluar nga Kryeministri, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, anëtarë të Komisionit të Punëve të Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, Departamentin e Mjekëve të Endokrinologjisë, median vizive dhe të shkruar, aktorët, kompozitorët, figurave publike qe i’u bashkangjiten nismës tonë si dhe të gjithë anëtarëve dhe vullnetarëve të fëmijëve dhe të rinjve me diabet.

SËBASHKU NJË ZËRI TË FUQISHËM SOT, PËR NJË GJENERATË TË     SHËNDETËSHME NESËR!

Klikoni link-et e bashkëngjitura për më shumë informacione ndër vite

1- Analizë e lidhur me kauzën e diabetit në Shqipëri

Analize e lidhur me kauzen e diabetit ne Shqiperi

2- Problematikat dhe dhënia e zgjidhjes për komunitetin me diabet

Problematikat dhe dhënia e zgjidhjes për komunitetin me diabet

3- Kërkesat e ndryshme drejtuar institucioneve drejtpërsëdrejti bashkë me një Peticion prej 25000 firma të mbledhura nga 12 qarqet të ndryshme
http://www.diabet.al/category/aktivitetet/rreth-nesh/kerkesat-nga-shfrd/

4- Bashkëpunimet lehtësuese për fëmijët dhe të rinjt me diabet
http://www.diabet.al/category/aktivitetet/rreth-nesh/bashkepunim-me/

5- Aktivitete të ndryshme ndërgjegjësuese për fëmijët dhe të rinjt me diabet http://www.diabet.al/category/aktivitetet/rreth-nesh/aktivitete-sportive/

6- Në sajë të bashkëpunimit të medias vizive dhe të shkruar u arritën me lehtësi kjo fitore http://www.diabet.al/category/media/

           Besoj se të gjithë jeni dakort që finalizimi i një përpjekje disa vjeçare për të arritur që të lehtësojmë barën financiare të sëmundjeve kronike siç është diabeti për prindrit dhe familjet tona, të gjithë sëbashku ndajmë një moment të rëndësishëm dhe të veçantë për mirëqënien dhe mirërritjen e fëmijëve dhe të rinjve me diabet. Dhe të gjejmë rast ta vëmë në dukje që u arrit, me gjithë përpjekjet e disave për të na penguar dhe disa të tjerëve për të na rrëmbyer meritat.

           E arritëm duke punuar bashkë pa pasur buxhete nga kuotat që i merren pacienteve dhe mbështetje kompanish farmaceutike.

           Ne sigurisht do të jemi këtu si bashkëpuntorë, si aleat por në të njëjtën kohë dhe si vëzhgues të kujdesshëm të zbatimit me rigorozitet të nismave të tilla në përfitim të grupeve të interesuara.

 

.

MIRËMËNGJES 😃dhe me këto 4 minuta të ndara në dy pjesë – ku edhe të gjithë ata që vunë kujën e cinizmit histerik për episodin e Babagjyshit të Vitit të Ri, mund të shohin se në fakt ne bëjmë, në çdo hap, diçka të re për të ndihmuar që të rriten më të sigurt, “Eriglisat dhe Leot” e gjithë Shqipërisë – ju uroj një ditë të mbarë

Posted by Edi Rama on Thursday, 18 January 2018

Print Friendly, PDF & Email