Rëndësia e dietës në mjekimin e diabetit

I sëmuri me diabet mund të marrë çdo lloj ushqimi, por sasia do të ndryshojë në varësi të përmbajtjes së sheqernave dhe yndyrnave që ato kanë. Dieta ka shumë rëndësi në mjekimin e diabetit. Disa persona me diabet arrijnë vlera normale të sheqerit në gjak vetëm duke mbajtur dietën e rekomanduar nga mjeku endokrinolog dhe pa asnjë mjekim tjetër shoqërues. Dieta është specifike për çdo person me diabet. Ajo varet nga metabolizmi bazal, nga BMI-ja (indeksi trupor i cili përcaktohet nga pesha dhe gjatësia e personit) dhe nga aktiviteti i tij fizik. Pra është specifike për çdo person që jeton me sëmundjen e diabetit.

 

Sa vakte dhe sa mini vakte duhet të marri një person me diabet gjatë ditës dhe në cilën pjesë të ditës ?

 

  • Një person me diabet duhet të marrë 3 vaktet kryesore dhe 3 vakte të ndërmjetme (mini vakte) pra gjithsej 6 vakte në ditë.
  • Vaktet kryesore merren zakonisht: Në mëngjes, në orën 8.00, në drekë, në orën 14.00, dhe në darkë n orën 20.00.
  • Vaktet e vogla (mini vaktet) merren midis vakteve kryesore, në orën 11.00, në orën 17.00 dhe në orën 23.00 ku rekomandohet më së shumti të konsumohet një frut.
  • Shumë e rëndësishme është që vaktet të merren pothuajse në të njëjtën orë çdo ditë dhe hapësira nga vakti në vakt të jetë e njëjtë. Mos të kalojnë shumë orë pa ngrënë.
  • Një vakt ushqimor duhet të përmbajë me patjetër karbohidratet (sheqerna) të nevojshme.

 

Në çfarë sasie duhet t’i marrim përbërësit kryesore?

 

  • Zakonisht përqindja e përbërësve kryesore ushqimore të një vakti duhet të jenë: 40% karbohidrate, 40% proteina dhe 20% yndyrna.

Print Friendly, PDF & Email