Problematikat që hasin pacientët me diabet për të mbajtur nën kontroll sëmundjen e tyre Nr. _9_ Prot. 1493

 

Nr. __9__ Prot. 1493   

 

Drejtuar:          Znj. Vjollca BRAHO

Drejtore e Përgjithshme e Institutit të Sigurimeve Shoqërore

 

Lënda:            Problematikat që hasin pacientët me diabet për të mbajtur nën kontroll sëmundjen e tyre.

 

E nderuar Znj. BRAHO,

Fillimisht më lejoni t’Ju përshëndes dhe të prezantohem. Unë jam Asim Toro, Kryetari i Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet në Shqipëri. Po Ju drejtohem nëpërmjet kësaj letre për të sjellë në vëmendjen Tuaj disa nga shqetësimet konstante e të përsëritura, që kanë të bëjnë me anëtarët e komunitetit që ne përfaqësojmë.

 

Në Shq ipëri personat me diabet ashtu si shumë kategori të tjera janë lënë në mëshirë të fatit duke na dhënë një ndihmë sociale mesatarisht 9.700 lekë si dhe rimbursim të insulinave.

Po të vërejmë tabelën e bashkangjitur shikojmë që kostot fikse mujore arrijnë në 32.385 lekë të domosdoshme për personat me diabet, sepse kjo sëmundje nëse nuk mbahet nënkontroll rezikon të dëmtojë të gjitha organet e tjera të trupit të njeriut.

Po të shtojmë pyetjet: Të gjitha këto analiza e kontrolle a mund të përballen me ndihmën sociale prej 9.700 lekë/mesatarisht asistencë në muaj? Dhe të mendojmë që të gjitha këto që përmendëm në tabelë janë thjeshtë kontrolle rutinë që një person me diabet të bëjë në gjendje normale.

Në mënyrë që të parandalojmë komplikacionet e fëmijëve dhe të rinjve, të cilët më vonë janë barë edhe më e madhe për shoqërinë.

Atëherë duhet të shtojmë të tjera vizita e kontrolle te specialistët përkatës të zemrës, veshkave, syve, sistemet nervore etj.

Pa haruar dhe koston e shtrimit që është një kosto shtesë për shtetin dhe arrin për:

3ditë min. * 8.000lekë = 24.000 lekë dhe

5ditë max. * 8.000lekë = 40.000 lekë

Diabeti nuk është sëmundje që i përket një shtrese të caktuar. Pas të prekurëve nga kjo patologji e kushtueshme si nga pikpamja shëndetsore ashtu dhe sociale gjendet familja e tyre dhe pas familjes një shoqëri e tërë.

Lufta kundër kësaj sëmundje “vrastare”, të “ëmbël” dhe të “qetë”, nuk është vetëm çështje humanizmi e solidariteti por edhe çështje ekonomike.

 

Shqetësimet e artikuluara më lart janë problematika me të cilat ne jetojmë çdo ditë dhe shumica e tyre janë ndikuar kryesisht nga mungesa e mundësive ekonomike. Në vlerësojmë shprehjen e angazhimit të Institucionit që Ju drejtoni për t’ju siguruar pacientëve me diabet një pension invaliditeti, (ku ne trajtohemi si invalidë të grupit të II) por ky trajtim nga shteti bëhet deri në moshën kur i riu përfundon studimet dhe futet në mardhënie pune.

Në momentin që një person me diabet punësohet i hiqet automatikisht statusi i invalidit dhe nuk trajtohet më me ndihmë sociale, a thua se pas kësaj faze të jetës atij i zhduket sëmundja e diabetit!

Deri këtu nuk kemi përmëndur asgjë për dietën, por dihet që dieta e një personi me diabet ka një kosto të konsiderueshme, por nuk duhet të harrojmë që nëse të gjitha problematikat e lartpërmendura neglizhohen do të shfaqen komplikacionet te pacienti me diabet dhe shteti do të kenë kosto më të lartë të trajtimit të tyre.

Qeveria e sapo formuar është angazhuar dhe po punon brënda mundësive për të lehtësuar sa do pak jetën për këtë komunitet, duke përmëndur këtu përkrahjen e ISKSH për rimbursimin e medikamenteve dhe materialeve që ne na nevojiten cdo ditë të jetës tonë.

Ne jemi të gatshëm për një takim sipas axhendës Tuaj, për t’u prezantuar dhe për të diskutuar më në detaje këto çështje apo dhe të tjera.

 

 

Tiranë më: 06/03/2014 

 

Me respekt,

Asim TORO

 

Kryetari i Shoqatës së të

Rinjve & Fëmijëve me Diabet

Tel: + 355 69 72 58 585

Email: shfr.diabetike@gmail.com

Print Friendly, PDF & Email