PËRKUFIZIMI

Diabeti është një çrregullim i metabolizmit, mënyrës se si organizmi përdor ushqimet për energji. Më i dukshëm është çrregullimi i metabolizmit të karbohidrateve, që në mënyrë klasike karakterizohet nga rritja e sheqerit ( glukozës ) në gjakë dhe eleminimi i saj me urinë.

Diabeti është një gjëndje që shkaktohet nga mosprodhimi i insulinës nga pankreasi ose mospërdorimi i insulinës nga organizmi, nga prania e faktorëve që kundërshtojnë veprimin e saj.

Diabeti përkufizohet si një gjëndje hiperglicemie kronike që vjen si pasojë e bashkëpunimit të faktorëve ambjental dhe gjenetikë. Gjithashtu është nje sindrom metabolic kronikë me bazë gjenetike që karakterizohet me insuficiencë relative apo apsolute te insulines dhe manifestohet me hiperglicemi, glukozuri ,crregullim të metabolizmit të proteinave, të yndyrnave, ujit, elektrolitëve dhe jep nderlikime vaskulare dhe nervore që mund të jënë acute ose kronike. Ështe sindrom sepse ndahet në tipe dhe nentipe .”

Print Friendly, PDF & Email
SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakHISTORI Diabeti Melitus Tip
Artikulli tjetërKLASIFIKIMI