Jam nje vajze 15-vjecare ne klasen e 8-te, vuaj nga semundja : paralize cerebrale Spastike + Diabet melltus tip 1. Cdo krijese eshte e bukur, por krijimi i njeriut nga Zoti eshte me e persosura, Zoti vecoi njeriun mbi cdo gje tjeter… Jeta eshte si lulja, qe jo cdo here rri e celur ndonjehere edhe vyshket. Gjerat e mira dhe te keqia percjellin hapat tone ne jete, sepse s’dihet se c’sjell jeta, duhet te jemi ne gadishmeri per gjithcka dhe t’i perballojme ato. Tani do t’ju tregoj pak nga historiku i jetes time: Qe nga ardhja ime ne kete bote, qe nga hapat e para te jetes u ndodha ne pozita te ndryshme ne cdo lloje dhe ne cfardo lloje gjeje qe me solli fati. Une erdha ne jete nga nje lindje e veshtire dhe mos serioziteti i mjekeve perftova semundjen e e pare, e cila do te me shoqeronte gjate gjithe jetes. Por kjo nuk mjaftoi, dhe ne moshen 8-te vjecare une u diagnostikova edhe me semundjen e Diabetit.

Per shkak te semundjes (se pare) une kam kryer disa operacione per te permirsuar gjendjen time fizike ne Oher te Maqedonise, dhe pastaj u ktheva ne Shqiperi ku trajtohesha vazhdimisht me fizioterapi, e cila per llojin e semundjes ishte shume e domosdoshme. Nje dite prej ditesh mu shfaqen disa probleme shendetesore, ku kisha urinim te shpeshte dhe prinderit nga ky shqetesim me cuan prane mjekut te familjes.

Aty mjeku na rekomandoi qe te benim nje analize urine te thjeshte, dhe keshtu vepruam, dhe pasi morem pergjigjjen e analizes, rezultati i saj ishte: gjurme infeksioni. Pas mjekimit me antibiotike të ndryshym për ditë të tëra pa asnjë rezultat, pozitiv përkundrazi me një gjëndje të përkeqësuar, prinderit me cuan me urgjence ne spital. Aty prindrit e mi i shprehen mjekut shqetesimet shendetesore te miat deri ne ato momente gjithcka qe kishte ndodhur tek une. Mjeku me te paren tha qe te benin gati serumin, krahas kesaj mjeku i rekomandoi babit qe te shkonte ne farmaci per te marre nje ilac i cili ishte paksa i kushtueshem gjoja me i miri qe ekzistonte, per te luftuar infeksionin, ku kete ilac do ta merrja me ane te serumit e pas kësaj të bënim një analizë të re urine me mbjellje. Babi iku ne farmaci, ndersa mua me moren infermieret per te me vendosur serumin. Mamaja kembengulte me mjekun qe te me benin nje analize urine, paraprakisht nderkohe mjeku e kundershtonte me idene se urina duhet te ishte e mengjesit, por vendosmeria e mamit per ta bere kete analize e bindi mjekun qe te kryhej kjo gje.

Fatmirësisht përgjigja e analizës u dha menjëherë dhe rezultoi se isha me diabet. Nga ana tjeter mua sapo me kishin vendosur serumin dhe mjeku shume i shqetesuar erdhi prane meje dhe me hoqi menjehere serumin. Mjeku me cpoi me nje aparat qe ne nuk i’a kishim idene sec ishte, ku ne te futi gjakun tim dhe aparati nuk shenonte fare, ata me moren analizen e gjakut per ne laborator ku aty glicemia ishte 518mg/dl, pesë herë më e lartë se normalja. Në rast se do të kasha marrë serumin me glukozë deri në fund sic vendosi fillimisht doktori, mund të kasha vdekur që në ato moment.

Une u shtrova menjehere ne spital per te vazhduar terapine e duhur. Ky lajm tek prinderit e mi solli nje shqetesim te madh, pavarsisht se ata nuk e shfaqnin ne syte e mi por une shikoja fytyrat e tyre te trishtuara. Une nuk kuptoja asgje se cfare po ndodhte me mua, vecse prinderit e mi me thonin qe do te kaloje me se miri kjo semundje. Per ata ishte nje semundje e padegjuar me pare, e cila ishte nje traum e dyte per ta. Pas kesaj semundje e cila quhet semundje e te pasurve, familja ime do te perballej edhe me kostot ekonomike te kesaj semundje. Pasi I duhet qe te bleje fishat per aparatin, te cilat nuk rimbursohen nga shteti, por edhe ushqimet qe perdor ne diete jane te kushtueshme, qe per kete semundje nuk perfitoj ndihme sociale, me arsyen se une jam paraplegjike e me arsyetimin qe kam nje ndihme sociale per semundjen perkatese.

Une me kete qe kalova dua te jap nje mesazh mjekeve te familjes si dhe atyre te urgjences, qe nuk ju kushton asgje nje matje e glicemise para se te fusin pacientet per te marre nje serum, ku ne rastin tim do te ishte fatale sikur te kisha marre serumin, qe sapo ma kishin vene mjeket, por fale Zotit, kembengulja, instikti I ndjeshem I prinderve te mi per te bere kete analize, beri qe une te vazhdoj të jetoj sot ne mesin e tyre dhe te bashkmoshatarve te mi. Jeta eshte loje e qe ne fund mbetet loje e pa perfunduar.

  1. L. Anëtare e Shoqatës të Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet.
Print Friendly, PDF & Email