Përgatitjet e“Muajit Botëror të Diabetit 2018! / Discussions “World Diabetes Month!

Pranë ambjenteve tona “Shoqata e Fëmijëve dhe të rinjve me Diabet” më datë 27.10.2018 u zhvillua takimi i rradhës mes anëtarëve të Shoqatës dhe Drejtorit Ekzekutiv Z. Asim Toro.

Ky takim u realizua në kuadër të “Muajit të Diabetit “ dhe në veçanti në kuadër të datës 14 Nëntor, që është “Dita Botërore e Diabetit“.

Ky takim ishte caktuar disa ditë më përpara në mënyrë të tillë që secili anëtar të ishte i përgatitur dhe me ide për aktivitetitet që do të organizohen në muajin e ardhshëm .

Gjatë kohës së diskutimit u fol dhe u vendos për pika që konsistonin në objektivin tonë që prej informimit të komunitetit në lidhje me këtë sëmundje të shekullit deri te matja e glicemisë falas, argëtim me aktivitete sportive, sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi. Informimi i komunitetit do të bëhet i mundur nëpërmjet fletë-palosjeve që do të shpërndahen dhe nëpërmjet mediave televizive.

Për të realizuar këtë Ditë Botërore të Diabetit, për ne si grup organizativ e rëndësishme është bashkëpunimi dhe përkrahja nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Këtë aktivitet mendojmë ta zhvillojmë ditën e shtunë më datë 10.11.2018.

Gjatë ditës ne do të realizojmë debistim të të rinjve nga ora 10:30-13:30 tek Sheshi Nënë Tereza, video sensibilizuese, intervista të ndryshme, si dhe realizimin e simbolit të diabetit tek Sheshi “Skënderbej”, Rrethi blu është simboli universal për diabetin.  Qëllimi i simbolit është ti jepet diabetit një identitet i përbashkët.

Kemi planifikuar të kryejmë lëvizje me ecje dhe biçikleta nga sheshi “Nënë Tereza” përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”i cili  do të jetë në vëzhgim të Policisë së Shtetit .

Për sa i përket rrjeteve sociale, çdo aktivitet do të jetë njëherëz edhe aty online, gjithashtu do të vendosim në dispozicion një aplikacion ndërgjegjësimi për rrejtin social facebook për foto profili

Shpresojmë që çdo gjë të realizohet dhe të përmbushet objektivi ynë, t’i japim zgjidhje kërkesave dhe problematikave që has ky komunitet në lidhje me” Diabetin”.

 

Ky takim u mundësua në kuadër të Projektit me mbështëtjen  e Lotarisë Kombëtare; Bordi i Çështjeve të Mira.

At “Association of Children and Young Diabetes” on 27.10.2018 was held the next meeting between members of the Association and Executive Director Mr. Asim Toro.

This meeting was held within the “Month of Diabetes” and in particularwithin the 14th of November, which is “World Diabetes Day”.This meeting was scheduled a few days before in such a way that each member was prepared with ideas for activities to be organized in the next month.During the discussion, were discussed and decided on the points that consisted of our objective of informing the community about this disease from thefree blood glucose measurement,fun with sports activities, sensitizationand awareness. Community information will be made possible through folders that will spread and through the TV media.

To realize this World Day of Diabetes, for us as an organizational group cooperation and support are important by the Ministry of Health and Social Protection. This activity is supposed to be held on Saturday 10.11.2018.

During the day we will realize youth debutation from 10:30 – 13:30 hours to Mother Teresa Square, sensitizing video, various interviews and the realization of the symbol of diabetes at “Skënderbej” Square. The Blue Circle is the universal symbol for diabetes. The purpose of the symbol is to give diabetes a common identity.
We have planned to make moves

walking and cycling from “Mother Teresa” square along the “Dëshmorët e Kombit” Boulevard, which will be under the supervision of the State Police.

Regarding social networks, every activity will be online at once, we will also make available an awareness application for the social network facebook for the profile picture.

We hope that everything will be realized and fulfill our objective, to provide solutions to the demands and the problems that this community has with regard to “Diabetes”.

“This project is made possible by the financial support of the National Lottery Board of Justice.”

Print Friendly, PDF & Email