Për problematikat e lidhura me proçedurat e marjes së insulinës.

Nr. 142 Prot. Me postë                                                    Tiranë më: 20/ 02/ 2018

 

Drejtuar :       Z. Eduart AHMETI

Drejtor i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyruar të Kujdesit Shëndetësor

 

Për dijeni:     Znj. Ogerta MANASTIRLIU

Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

  

Lënda:           Për problematikat e lidhura me proçedurat e marjes së insulinës.

 

Fillimisht më lejoni t’ju përshëndes për realizimin e rimbursimit të materialeve mjekësore duke bërë të mundur vendosjen e materialeve mjekësore për herë të parë, në listën e rimbursimit në Shqipëri për fëmijët deri në moshën 18vjeç. Po ju lavdëroj për këtë realizim lehtësues në çdo aspekt, si dhe për reformat që keni ndërmarrë për shëndetësinë në këtë periudhë kohore. Unë jam Asim Toro, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet në Shqipëri “SH.F.R.D.”, të krijuar me vendim gjykate nr. 3492 datë 05.02.2013, me NIPT L 31506451 N, Tiranë.

I nderuar Z. AHMETAJ,

Në vazhdim të kërkesave tona, lidhur me proçedurat e marrjes së medikamentit insulinë, ende nuk kemi një lehtësim të zvogëluar. Mjekut endokrinolog i rrethit ka përkufizim për lejimin e dhënies së sasisë së nevojshme të penave të insulinës, duke na rekomanduar për të ardhur në Tiranë.

Ardhja në Tiranë për të marrë shtesën e insulinës do të thotë shtim të kostove financiare që ndryshe do të thotë të shpenzojmë 2 herë në vit nga 22.900 lekë dhe 4 ditë nga koha jonë të humbura, të cilat rëndojnë koston shëndetësore.

 

Konkretisht ky vendim prek më shumë nga 9,000-10,000 persona me diabet duke filluar me:

Hapi I:                       Niset me Rekomandim të vulosur nga mjeku i lagjes dhe ai institucional, duke pritur në rradhë të gjata.

HAPI II:                    Tek Ambulanca Qëndore ku ndodhet mjeku endokrinolog merret skema e mjekimit sëbashku me vulë. Një vulë tjetër vendoset tek informacioni I cili të drejton për në Q.S.U.T. Theksojmë se mos patja e një prej vulave detyroesh të paguash 3.000 Lekë në Qendrën e Konsultave në Tiranë ose detyrohesh të kthehesh pas në qytetin që banon duke paguar transport dhe shpenzuar kohë.

Të nisesh nga Tropoja apo Saranda me 1.300leke/person për transportin, por duhet marrë parasysh fakti që personi me diabet duhet të shoqërohet nga kujdestari.

Hapi III:                    Pasi arrin në Tiranë detyrohesh të marrësh taxi apo transport public për të shkuar në Q.S.U.T. Tek Qëndra e Konsultave nuk mund të evitohet rradha e gjatë ku duhet të presësh orën e konsultës 10 me 12 ose 12 me 14. Sërish pasi vjen ora pret në radhë që të bësh vizitën. Të duhet të presësh një ditë tjetër që të vish dhe të marrësh rekomandimin përfundimtar.

Këtu theksojmë punën e mjekëve me eksperiencë ndër vite që janë kthyer në mbushës recetash dhe vendosje vulash nëpër rekomandime.

Hapi IV:                    Ndërkohë siguro hotel gjatë kohës që pret miratimin e medikamentit që duhet të jetosh gjatë gjithë jetës. Hoteli kushton 2.000lekë/nata.

KUJDES: Detyrohesh të kthehesh pas nqs ke harruar ndonjë vulë prej citimit të lartë përmendur dhe e paguan 3.000lekë shtesë. Duke llogaritur dhe dietën ditore 3.000lekë * 2 = 6.000lekë

Hapi V:                      Ditën tjetër në orën 14 merr rekomandimin e spitalit dhe shkon tek statistika për të vendosur vulën afër pediatrisë. Nqs largohesh pa nr. e prot rikthehesh sërish në Q.S.U.T.

Hapi VI:        Shkon tek Drejtoria Rajonale Shëndetësore ku një nga inspektorët të përpilon recetën 6 mujore ose 1 vjeçare duke të drejtuar një kopje për farmacistin, një për mjekun familjar dhe një kopje për pacientin. Kjo recetë duhet të jetë e protokolluar.

Hapi VII:       Pai shkon tek mjeku i familjes dhe merr trajtimin mjekësor 2mujor,  drejtohesh për tek farmacisti.

 

Stresi, mundi dhe problematikat e dëgjuara nga të tjerë bashkëvuajtës dhe mos matja e glicemive shkakton pasoja te diabeti.

Transport      1.300lekë/person *2            = 2.600 lekë
Hotel             2.000lekë/person *2            = 2.000 lekë/nata
Mungesë vule                                              =
3.000 lekë shtesë.
Dieta për dy persona: 2dreka, 2darka, 2mëngjese, 2dreka

(500+500+250+500) * 2                           = 3.500 lekë
Transport urban                                          =    350 lekë

SHPENZIMET NË TOTAL                               =11.450 lekë

Dy ardhje në vit                                            =22.900lekë

  1. Humbja e 2 ditëve nga puna apo shkolla n.q.s është siguruar një e tillë.
  2. Stres, lodhje, vapë, faktorë të cilat ndikojnë në shëndetin tonë.
  3. Dhe 2 ditë të tjera që ne duhet të rregullojmë glicemitë.

Kjo situatë bën që mjeku të veprojë siç do pacienti duke e urdhëruar që të uli nr. e penave sepse do konsumojë më pak dhe nuk është e nevojshme të vijë në Tiranë.

 

Ju lutem kjo gjendje e përshkruar me lartë është shume problem për 10,000 personave me diabet. Nuk mund të kenë mundësi të një pune dhe të një shumë të ardhurash të cilat janë shumë të larta financiarisht për ekonominë tonë, për ti shpenzuar për dy ditë dhe për një penë insulinë që ka lidhje të ngushtë me jetëgjatësinë tonë.

Ndaj shumë nga ne, nuk kanë mundësi të vijnë për të marrë një penë insuline dhe kjo gjë i con njerëzit në rritjen e ndërlikimeve që vijnë si pasojë e diabetit dhe të shoqëruara me më shumë kosto si për personin dhe për shtetin.

Dhe këto pasoja shoqërohen me humbje të shikimit, gjymtyrëve etj. të cilat janë të pa riparueshme dhe rrisin numrin e personave me aftësi të kufizuar.

Ne kërkojmë ndryshim të vendimit sa më shpejt dhe pergjegjësit e kësaj situate të ndreqin gabimet e tyre me pasojë mbi shëndetin tonë.

 

Shpresojmë që fjala jonë të dëgjohet dhe ky shqetësim të marrë zgjidhjen e duhur në bashkëpunim me Ju i nderuar Z. Drejtor!

 

Kontaktet tona janë si më poshtë:

 

Shoqata e të Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet

Rruga:            Kongresi i Manastirit, Tiranë, 1001, Shqipëri

Mob:               +355 69 69 19 999

Email:             shfr.diabetike@gmail.com

Web:               www.diabet.al

Print Friendly, PDF & Email