Për problematikat dhe kufizimet e Listës së barnave 2016 lidhur me proçedurat e marjes së insulinës. (pa përgjigje) Nr. 98 Prot. 2854FSDKSH-3261MSH

Nr. 98 Prot. 2854FSDKSH-3261MSH                                                                            Tiranë më: 10/06/2016

 

 

 

 

Drejtuar :    Znj. Vjollca BRAHO

                      DREJTORESHE E PËRGJITHSHME E FONDIT TË SIGURIMIT TË DETYRUAR TË KUJDESIT SHËNDETËSOR

 

Për dijeni:   Z. Ilir BEQJA

MINISTËR I SHËNDETËSISË 

 

 

Lënda:           Për problematikat dhe kufizimet e Listës së barnave 2016 lidhur me proçedurat e marjes së insulinës.

 

 

E nderuar Znj. BRAHO,

Fillimisht më lejoni t’ju përshëndes për realizimin e reformave që keni marë për shëndetsinë në këtë perjudhë kohore si dhe të prezantohem. Unë jam Asim Toro, Kryetari i Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet në Shqipëri “SH.F.R.D.”, të krijuar me vendim gjykate nr. 3492 datë 05.02.2013, me NIPT L 31506451 N, Tiranë.

“Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet” është në shërbim të fëmijëve dhe të rinjve që po e vuajmë diabetin, Qëllimi i shoqatës tonë është të ndërgjegjësojmë dhe të ndihmojmë pacientët me diabet si dhe të mbrojmë të drejtat e këtij komuntiteti që fatkeqsisht po merr përmasa të frikshme.

Duke pasur parasysh që fëmijët dhe të rinjtë janë e ardhmja e një vëndi, ne kërkojmë përmbushjen e të drejtave tona, në mënyrë që këtë sëmundje të përjetshme ta përballojmë duke ruajtur një shëndet të mirë, cilësor dhe pa ndërlikime, duke ulur numrin e invaliditetit në Shqipëri.

Duke vërejtur angazhimin tuaj personal gjejmë shkak t’Ju kërkojmë mbështetje për fëmijët dhe të rinjt me diabet në Shqipëri, për – Rishikimin dhe shkurtimin e proçedurave për marrjen e insulinës e ndryshimin e dozave të saj.

Me listen e re të barnave të publikuar në faqen tuaj patëm një numër te lartë ankesash si në rrjetet sociale ashtu si dhe në adresen e shoqatës që unë drejtoj.

Këto shqetësime vinin kryesisht për kufijëzmin e Insulinës Glarginë të cilën nuk e kemi kuptuar pse është ulur sasia e penave të lejuara nga mjeku endokrinolog.

Arsyeja pse përmend këtë insulin është pasi ashtu si unë jenë 8000-10.000 pacientë që duhet të mbajmë radhë nëpër konsultat e QSUT vetëm për një firm burokratike.

Ne kemi bër një peticion me 2,500 firma ku një nga pikat ishte pikërisht kufijëzimi i insulinave.

Këtë peticion përveç organeve vendore do ja dorëzojmë dhe organizatave të huaja si IDF, ËHO dhe UNICEF. Më duhet të theksoj se është një shqetësim i cili lidhet kryesisht me koston që pacientëve i duhet për të ardhur në Tiranë. Pa llogaritur shkëputjen nga puna apo shkolla.

Për tu përmendur dhe një shqetësim po aq i madh është dhe pengesa që pacientët me Diabet përballen me Drejtoritë Rajonale të cilat nuk i lejojnë kombinimet e Insulinave Analoge, dhe në rastet kur pacienti është me fletëdalje nga QSUT. Unë si kryetar i shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet kam angazhimin ashtu si dhe detyrimin që të mbroj të drejtat e këtij komuniteti të cilat nga viti në vitë po vinë duke u përkeqësuar dhe duke u bërë pre e disa vendimeve të pakuptueshme koston e të cilave bie mbi pacientët.

Shqetësimet e shprehura më lart janë problematika me të cilat ne dhe familjarët tanë, jetojmë çdo moment dhe shumica e tyre janë ndikuar kryesisht nga mungesa e mundësive ekonomike për ta ndjekur sëmundjen tonë sipas këshillave dhe kritereve të mjekut endokrinolog, në mënyrë që komplikacionet e kësaj sëmundjeje të shfaqen sa më vonë. Por, këto shqetësime janë vetëm një pjesë e vogël e shumë shqetësimeve të tjera që ne kemi. Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet në Shqipëri kërkon që këto shqetësime të merren parasysh dhe të shihen me konsideratën më të lartë!

Mendojmë se shqetësimet tona, të cilat mbulojnë këtë komunitet të madhë fëmijë dhe të rinj me diabet mund t’ja u bëjmë present në një një takim me ju, ne si shoqatë ose mjekë specialist të kësaj fushe.

Shqetësimi i artikuluar në këtë kërkesë ka të bëjë me problematikat që ne hasim dhe me të cilat jetojmë çdo ditë të jetës tonë.

Shpresojmë që fjala jonë të dëgjohet dhe ky shqetësim të marri zgjidhjen e duhur në bashkëpunim me Ju e nderuar Znj. Drejtoreshë!

Me respekt e besim për bashkëpunimin tuaj!

 

 

 

Kryesia

Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet

 

Print Friendly, PDF & Email