Per info rreth tarifave te shkollimit per kategorite

Per info rreth tarifave te shkollimit per kategorite qe perjashtohen

Vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 29 Mars, 2017

për: “PËRCAKTIMIN E KATEGORIVE TË INDIVIDËVE QË PLOTËSOJNË KRITERET E PRANIMIT NË NJË PROGRAM TË CIKLIT TË PARË TË STUDIMEVE, NË NJË PROGRAM TË INTEGRUAR TË STUDIMEVE OSE NË NJË PROGRAM TË STUDIMEVE PROFESIONALE, QË PËRJASHTOHEN NGA TARIFA VJETORE E SHKOLLIMIT”

Në Vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë të datës 29 Mars 2017 të publikuar në faqen web të Këshillit të Ministrave për: “Përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit”,u njoftuam për kategoritë e individëve që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit.

Duke ju referuar pikës 1 të VKM citojmë:

Përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit studentët të cilët janë pranuar në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale, në institucionet publike të arsimit të lartë, të kategorive të mëposhtme:

  1. a) Studentët me aftësi të kufizuara, të vërtetuar me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, si dhe studentët fëmijë të personave/familjes me aftësi të kufizuara, të vërtetuar me vendim të KMCA-së për punë, familjet e të cilëve trajtohen/përfitojnë nga ligji nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë e vetëqeverisjes vendore;”

 

Print Friendly, PDF & Email