Pedalim sensibilizues për sëmundjen e diabetit

Toro: Shteti mbulon vetëm 1/3 e kostos së pacientit
Xhindi:Ka mungesë të medikamenteve për pacientët

Marsela, ishte vetëm 2 vjeç kur u diagnostifikua me sëmundjen e diabetit. Pas 31 vitesh, e kupton mirë merakun e prindërve për të mos ngrënë ëmbëlsira dhe peripecitë e përditshme që i duhet të kalojë.

Muaji nëntor i sensibilizimit ndaj diabetit, e gjen Marselën duke pedaluar bashkë me anëtarët e Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet, tashmë edhe si një infermiere e cila i njeh problemet e sëmundjes.

Një diabetikut i rimbursohet thjeshtë insulinat, që do të thotë  merr insulinë, por nuk dinë si do ta përdorësh atë insulinë. Mungesa të tjera janë lançetat e, janë agate e insulinave, janë mosinformacioni i institucioneve përkatëse në  për rrethet e ndryshme. Që do të thotë që unë jetojë tashmë në Tiranë, por deri dje kam qenë në një qytet tjetër tjetër dhe informacioni është shumë i dobët – u shpreh ajo.

Ndërsa Asim Toro, drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet, tregon për Report Tv mungesat dhe nevojat që përballen çdo ditë pacientët e sëmurë me Diabet.

“Kompanitë  nxjerin gjithmonë medikamente të reja, por në Shqipëri  nuk vijën për arsye se shteti nuk është bashkëpunues. Shteti ka ngelur gjithmonë, kemi ngritur grupe të cilat janë duke u marrë me këtë punë, pa na dhënë një emër përgjegjësi se kush është ky përgjegjësi që drejton këtë grup për problemet që ne ndeshemi. Kostot e sëmundshmërisë janë 3.8 milionë në vit, gjithmonë këto kosto shkojnë në rritje, ndërsa shteti na ndihmon me 1/3 e  kostos së vjetër. Familjarët tanë nuk  dinë se ku të sigurojnë 2/3 – thotë ai.

Në Shqipëri janë mbi 1500 fëmijë dhe të rinj të sëmurë me diabet, numër i cili ka ardhur në rritje.

 

Redaksia Online

N.M./Shqiptarja.com

 

Print Friendly, PDF & Email