Situata e kontrollit te mjekimit me insulinë e të sëmurëve diabetikë, fëmijë dhe të rinj nëprmjet përcaktimit të Hemoglobinës së Glukozuar HbA1c çdo 3muaj dhe matje të glicemisë ditore me fishat e glicemisë.. (pa përgjigje) Nr. 104 Prot. Post

Nr. 104 Prot.                                                                          Tiranë më: 12/04/2017

 

Drejtuar :       Znj. Ogerta MANASTIRLIU

                        Ministre e Shëndetsisë

 

Lënda:            Situata e kontrollit te mjekimit me insulinë e të sëmurëve diabetikë, fëmijë dhe të rinj nëprmjet përcaktimit të Hemoglobinës së Glukozuar HbA1c çdo 3muaj dhe matje të glicemisë ditore me fishat e glicemisë..

 

E nderuar Znj. MANASTIRLIU,

 

Fillimisht më lejoni t’ju përshëndes në emër të fëmijëve dhe të rinjve me diabet dhe të prezantohem. Unë jam Asim Toro, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet në Shqipëri. Po ju drejtohem nëpërmjet kësaj letre për të sjellë në vëmendjen tuaj disa nga shqetësimet konstante e të përsëritura, që kanë të bëjnë me anëtarët e komunitetit që ne përfaqësojmë, të krijuar me vendim gjykate nr. 3492 datë 05.02.2013, me NIPT L 31506451 N, Tiranë.

Duke pasur parasysh që fëmijët dhe të rinjtë janë e ardhmja e një vëndi, ne kërkojmë ndihmën tuaj për përmbushjen e të drejtave tona, në mënyrë që këtë sëmundje të përjetshme ta përballojmë duke ruajtur një shëndet të mirë, cilësor dhe pa ndërlikime, duke ulur numrin e invaliditetit në Shqipëri dhe barren së sëmundjes ekonomike që ka sëmundja për shoqërinë.

  1. Në bazë të ligjit për buxhetin e shtetit për vitin 2017 është akorduar një fond për rimbursimin e fishave për matjen e glicemisë. A janë përcaktuar procedurat dhe kategoritë e sakta të pacientëve që do të përfitojnë këto fisha?

Për të diskutuar për këtë cështje apo edhe probleme të tjera që shqetësojnë komunitetin tone do të doja që të caktonim një takim në një moment sa më të përshtatshëm për ju.

2. Duke vërejtur angazhimin tuaj personal gjejmë shkak t’ju kërkojmë mbështetje për fëmijët dhe të rinjtë me diabet në Shqipëri, për – Rishikimin dhe planifikim të HbA1c çdo 3 muj.

Më lejoni t’ju vë në dijeni se Hemoglobina e Glukozuar HbA1c ose kujtesa afatgjate e glicemisë duhet bërë çdo 3muaj. HbA1c matet në laboratorë. Në sajë të vlerës së HbA1c mjeku vlerëson ekulibrin e diabetit, ku si vlerë e dëshiruar për HbA1c është 6.5-7%. Kjo analizë duhet bërë çdo 3 muaj pra 4 herë në vit. Nëse vlera është mbi 7% mjeku bën ndryshimin e duhur në terapi.

Shqetësi i artikuluar në këtë kërkesë ka të bëjë me problematikën që ne hasim në Spitalin “Nënë Tereza” QSUT por dhe në spitale të tjera të vendit ku kryhet analiza e HbA1c. Në këto spitale shpesh herë pacientëve me diabet nuk u ofrohet kjo analizë për shkak të mungesës së reagentëve apo për shkak të burokracive të ndryshme që hasen.

Ne propozojmë:

  • Të planifikohet rritja e numrit të reagentëve për këtë analizë dhe të furnizohen të gjitha spitalet sipas numrit të personave që jetojnë me diabet dhe janë të rregjistruar në çdo qytet ose nivel qarku.
  • Të monitorohet situata duke dërguar grupe kontrolli në këto institucione shëndetësore
  • Të hiqen burokracitë e tejzgjatura për realizimin e analizës së HbA1C, si një ndër faktorët kryesorë për mos kryerjen e kësaj analize të rëndësishme për mbarëvajtjen e kësaj sëmundje kronike.
  • Të studjohet niveli I HbA1c në të tërë Shqipërinë për të vlerësuar situatën e ekulibrit të diabetit dhe mjekimin e sëmundjes
  1. T’ju vendoset rregull kompanive farmaceutike që:
    • Kompanitë insulinike në Shqipëri duhet të ofrojnë nga 5 age për penë.

Përse duhet ti blejmë kur ne përdorim medikamentet e ofruara nga këto Kompani?

  • Kompanitë që do të fitojnë tenderin të përgatisin dhe ofrimin e lancetave falas për pacientët!

Mendojmë se shqetësimet tona, të cilat mbulojnë këtë komunitet të madhë fëmijësh dhe të rinjsh me diabet mund t’ia u bëjmë prezent në një një takim me ju, ne si shoqatë ose mjekë specialist të kësaj fushe.

Shpresojmë që fjala jonë të dëgjohet dhe ky shqetësim të marrë zgjidhjen e duhur në bashkëpunim me Ju e nderuar Znj. Manastirliu!

Me respekt e besim për bashkëpunimin tuaj!

 

Asim     TORO

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet

Print Friendly, PDF & Email