Kërkesë për takim diskutimi për rimbursim të fishave për komunitetin me diabet. (pa përgjigje) Nr. 106 Prot. Post

Nr. 106 Prot. 2139                                                                  Tiranë më: 19/04/2017

 

 

 

Drejtuar :       Znj. Ogerta MANASTIRLIU,

                      Ministre e Shëndetësisë

  

 

Lënda:            Kërkesë për takim diskutimi për rimbursim të fishave për                                      komunitetin me diabet.

 

 

E nderuara Znj. MANASTIRLIU,

 

Përfitoj nga rasti t’ju përcjell urimet e mia për misionin tuaj të ri dhe të prezantohem.

Unë jam Asim Toro, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së pacientëve së fëmijëve dhe të rinjve me diabet.

Po ju drejtohem nëpërmjet kësaj letre për të kërkuar një takim të drejtpërdrejte, per ceshtje që kanë të bëjnë me anëtarët e komunitetit që unë përfaqësoj.

 

Gjatë vitit 2016 kemi dërguar një peticion me 2.500 firmëtarë bashkengjitur një kërkesë me Nr. 84 Prot. 1672 më datë 23.03.2016.

Kemi dërguar edhe dy kërkesa të tjera me Nr. 104 më datë 12.04.2017 dhe Nr. 105 më datë 13.04.2017 (pa kthim përgjigje nëpërmjet postës), ku shtrohej njëri nga problemet më kryesorë të komunitetit që është rimbursimi i fishave dhe zbatimi i udhëzimit të Komisionit për Ekonominë dhe Financave të Kuvendit të Shqipërisë të projekt ligjit për “Buxhetin e vitit 2017” më datë 24.11.2016.

Ish Ministri i Shëndetsisë Z. Ilir Beqaj e ka patur prioritet dhe në axhendën e tij si Ministër për ti dhene zgjidhje këtij problemi, madje ka realizuar dhe ngritjen e grupeve te punes dhe takime të ndryshme që problemit tonë ti jepet një zgjidhje.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin mbetemi në besimin për një takim sa më të hapur,  transparent dhe në kohë nga Institucioni juaj.

 

Sinqerisht,

 

Asim    TORO

 

Drejtori Ekzekutiv Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet

Print Friendly, PDF & Email