Kërkesë për zbatimin e udhëzimit të Komisioni për Ekonominë dhe Financat të Kuvendit të Shqipërisë, për rimbursimin e fishave të glicemisë për fëmijët dhe të rinjtë që jetojnë me diabet në Shqipëri (pa përgjigje) Nr. 105 Prot. Post

Nr.  105  Prot.                                                                           Tiranë: 13 / 04 / 2017

 

             Për:     Znj. Ogerta Manastirliu,

                        Ministre e Shëndetësisë

Bulevardi:” Bajram Curri”,

Tiranë 1000, Shqipëri

 

 

Për dijeni:     Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë (me postë)

                       Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë (me postë)

                       Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme dhe Kujdesit                                                Shëndetsor (me postë)

                       

 

Lënda             Kërkesë për zbatimin e udhëzimit të Komisioni për Ekonominë dhe Financat të Kuvendit të Shqipërisë, për rimbursimin e fishave të glicemisë për fëmijët dhe të rinjtë që jetojnë me diabet në Shqipëri

           

 

Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet, është një shoqatë jo- fitimprurëse pacientësh në shërbim të fëmijëve dhe të rinjve që jetojnë me diabet në Shqipëri, e krijuar me Vendimin e Gjykatës së Shkqllës së Parë, Tiranë me nr. 3492 datë 05.02.2013, si edhe regjistruar pranë organeve tatimore me Nr. NIPT L31506451N. Misioni i shoqatës është  përmirësimi i cilësisë se jetës dhe mbrojtja e të drejtat njerëzore të këtij komuniteti pacientësh .

Në ushtrimin e veprimtarisë sonë për advokim të të drejtave njerëzore, përmirësimin e cilësisë së kujdesit dhe trajtimit shëndetësor si dhe kërkesën e vazhdueshme ndaj Institucioneve Shtetërore e politikbërësve për përmbushjen e premtimeve të bëra ndërvite, u hartua dhe nënshrua një Peticionin me 2.500 firmëtarë dorëzuar më 23.03.2016 pranë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë me kërkesën specifike për rimbursimin e materialeve mjekësore; fisha të glicemisë, për fëmijët dhe të rinjtë që jetojnë me Diabet në Shqipëri. Pas shqyrtimit të tij nga ana e Komisonit të Ekonomisë dhe Financave që është ngritur dhe funksionon pranë Kuvendit të Shqipërisë, peticioni i dërguar u morë në konsideratë nga ana e anëtarëve të Komisionit.

Bazuar në shqyrtimin, vlerësimin dhe analizën e të gjitha propozimeve të paraqitura Komisioni për Ekonominë dhe Financat, në konsultim me përfaqësuesit e Ministrisë së Financave, vendosën që për zërin; fishat e glicemisë për fëmijët dhe të rinjtë që jetojnë me Diabet në Shqipëri, të mbulohen me burime të nevojshme buxhetore.

Në përfundim të këtij procesi, si dhe duke analizuar burimet e mundshme për të përballuar shtesën e shpenzimeve buxhetore, Komisioni miratoi një pjesë të tyre, duke propozuar në dokumentin: RAPORT PËR VLERËSIMIN NEN PËR NEN DHE NË TËRËSI TË PROJEKTLIGJIT “PËR BUXHETIN E VITIT 2017” më 12.12.2016 mbi disa shtesa e ndryshime në projektligj, si më poshtë: (citojmë)

Pika 22 e Raportit: Ministria e Shëndetësisë. – Në projektbuxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë shtohen shpenzimet operative me 23 milionë lekë për blerjen e fishave për fëmijët diabetikë.

Duke pasur parasysh që fëmijët dhe të rinjtë janë e ardhmja e vendit, ne kërkojmë përmbushjen e të drejtave tona, për shëndet, kujdes mjekësor cilësor, vëmendje institucionale dhe përmbushje të angazhimeve nga Institucione përgjegjëse, në mënyrë që ta përballojmë këtë sëmundje kronike që do na shoqërojë gjithë jetën, duke siguruar shëndet të mirë, cilësor, pa ndërlikime, dhe duke ulur numrin e invaliditetit në Shqipëri.

Shqetësimi i shprehur më lartë është një nga problemet kryesore me të cilat ne dhe familjarët tanë përballemi dhe shumica e kërkesave kushtëzohet e ndikohet kryesisht nga mungesa e mundësive ekonomike për ta ndjekur sëmundjen si duhet, në mënyrë që komplikacionet shoqëruese ndër vite të kësaj sëmundjeje të shfaqen sa më vonë.

Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet në Shqipëri kërkon që problematika e ngritur të merret parasysh nga Institucionet përgjegjëse dhe të shihen me prioritetin maksimal për të realizuar në një kohë sa më të shpejtë përmbushjen e detyrimit dhe angazhimit institucional të premtuar në rimbursimin e fishave të glicemisë për fëmijët dhe të rinjtë që jetojnë me Diabet në Shqipëri.

Duke Ju falenderuar paraprakisht për bashkëpunimin e deritanishëm, duke respektuar të drejtën për informim, mbetemi në pritje të një përgjigjeje dhe reagimi Institucional nga ana Juaj.

 

Sinqerisht,

Asim TORO

Drejtor Ekzekutiv Shoqata e të Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet

Print Friendly, PDF & Email