Nuk eshte diabeti ai qe po me lodh, por eshte pseudoshteti ku …

Sapo kisha filluar adoleshencen, isha 14 vjec.
Ne ate kohe mua dhe familjes time na rastisi qe te nderronim shtepi .Shtepia ndodhej ne katin e 12-te e ashensoret nuk ishin vendosur ne pune. Me duhej te ngjisja disa here ne dite shkallet ,nderkohe une isha me diabet por ende nuk e kisha diagnostifikuar.
Sapo mberrija ne shtepi pija uje me shumice, kisha uri te shtuar e fillova te dobesohesha ne cdo dite qe kalonte. Kujtoj qe urinoja shpesh gjate nates. Me duhej te levizja ngadale e pa zhurme neper shtepi per te mos shqetesuar familjaret , qe me pyesnin se cfare kisha, kur as une vete nuk e dija se cfare kisha. Kishte dhe raste kur gjate nates nuk me zinte gjumi, sepse mbaja urinen deri ne te gdhire per te mos levizur dyert. Sapo vija nga shkolla urinoja mbas 6 oresh mesim pasi ne banjot e nje shkolle publike nuk mund te afroheshe nga era e tmerrshme, jo me te hyje per nevojat personale.
E haja bollshem dreken, pija uje me tepri, ndersa lengjet e tjera nuk i konsumoja sepse nuk me pelqenin.Mbas dreke ulesha tek krevati im dhe vazhdoja te haja mandarina ngaqe me dukej sikur me largonin pak ndiesin e etjes. Shpesh me zinte gjumi ne dreke per te zevendesuar mungesen e gjumit te nates dhe larguar lodhjen qe me shkaktonte helmi I bardhe ne maksimumet e tij, qe vetem shtohej ne gjakun tim. Deri ne nisjen e kesaj beteje isha nxenese ekselente aq sa prinderit me largonin me veshtiresi nga tavolina ku une mesoja, por lodhja dhe mungesa e gjumit qe diabeti me shkaktonte bene qe une te largohesha pak nga mesimet. Kur vinin prinderit nga puna me gjenin ne gjume, e plot habi me pyesnin se cfare po ndodhte me mua qe po neglizhoja shkollen.Babi sa here vinte nga puna me sillte mandarinat e mia te preferuara, me merrte me te mira, qe une te kthehesha serish nxenese ekselente. Ndersa mamin e porosisja per cokollata, e si femija vogel e i llastuar qe isha, fjala ime ishte “ligje”.
Nuk harroj te afermit, te cilet nxisnin mamin se une drogohesha pasi dukesha shume e lodhur kohet e fundit dhe kisha sy te nxire.Mami nga ana e saj nuk ka lene menyre pa provuar per te me pyetur nese shoqerohesha me persona te gabuar, apo mos ndoshta kisha ndonje shoke qe me merziste e me bente te ndihesha keq. Por cfare pergjigje ti ktheja une kur nuk e dija pse kisha lodhje, pse kisha sy te nxire dhe nuk kisha mundesi ti ndiqja mesimet rregullisht?
Nje dite nuk munda ta zhvilloja dot lenden e fiskultures prej rraskapitjes qe ndieja. Rastesishte dhe fatmiresishte ate ore na shoqeronte nje doktor. Ne muhabet e siper i them simptomat: kam tharje goje,uri,lodhje etje urinim te shpeshte etj.Ai u alarmua. Me rekomandoj te beja me urgjence disa analiza si: glicemi esell, hemoglobinen e glukozuar dhe glicemine 2 ore pas buke.
Pasi marr pergjigjet ia tregoj doktorit te shkolles. I alarmuar me tha :-Duhet te shtrohesh menjehere ne spital. U shokova. Prinderit nuk donin te me shtronin duke patur parasysh kushtet ne te cilat ndodheshin spitalet tona. Vendosen te konsultoheshin njehere me nje te afermin tone doktor ne spitalin e traumes. ‘Pa u shtruar ne spital nuk ka derman ‘ :- ishin fjalet e tij. Keshtu mesuam qe kisha diabet. Prinderit duke mos patur informacionin e duhur rreth kesaj semundjeje kembengulnin qe une te mjekohesha ne shtepi, ku sa here te me ulej sheqeri te me ndihmonin per te ma dhene ate nepermjet produkteve qe e permbanin glukozen.
Si perfundim shtrohem ne spital. Familjaret i shihja gjithe kohen me sy te perlotur. Mesova cfare ishte ky i pa njohuri diabet dhe helmi I bardhe ne gjake. Ditet e para e mbaj mend veten te gozhduar ne shtrat e me sorumet qe nderroheshin njeri pas tjeterit. Aty na zhvilluan disa ore mesimi se cfare eshte diabeti, si mjekohet ai dhe se sa e rendesishme ishte berja me orar e insulinave, matja e glicemise, dieta e kontrolluar. Shoku i radhes ishte kur mesova qe duhej te hiqja dore nga te emblat. Si per cdo femije te moshes sime te kohe, kjo gje ishte e veshtire. Refreni i diteve te mia u be perdorimi i sallatrave me shumice dhe bimeve jeshile. Babi me bleu nje liber :’Si te ushqehemi kur jemi me diabet’. Leximi i tij me beri te kuptoja qe nuk do hiqja dore nga asgje per te ngrene, por gjithcka me mase dhe ne kohen e duhur.
Nje mengjes nuk pranoja te beja insulinen, u merzita duke e bere ate edhe pse kisha vetem 4 dite e shtruar. Mami me luste, infermierja perpiqej te me bindte,por une jo e jo.Ce dua thashe me mire mos ta filloj, keshtu dhe nuk do te jem tere jeten ne shoqerine e saj. U deshen ore te tera komunikimi me doktoreshen qe une te bindesha dhe te kuptoja rendesine e insulines.
Nuk mund te harroj ndjesine dhe gezimin e hipoglicemise time te pare, pasi me thane qe sapo te ndieja simptomat e reniesse glicemise do afronte data e daljes nga spitali. Duarte me dridheshin, gjuha me mpihej, djerset rridhnin, uria shtohej.
Dola nga spitali me nje tufe dokumentash te dhena nga doktori. Ishim te painformuar se cfare duhet te benim me to, deri ne momentin qe farmacistja e lagjes na orientoj se si duhet te paraqesnim dokumentat per perfitimin e Kempit dhe marrjen e insulinave e fishave cdo muaj.
Kur dola nga spitali me duhej te blija glukometer 5000 lek dhe fishat qe do te me informonin rreth glicemise. Kam blere disa aparate ne ate kohe pasi ishte veshtire gjetja e fishave. Pjese e rutines time ishte dhe berja e analizave e kontrolleve te tjera cdo 3 muaj. Pritje ne radhe te gjata me ore te tera mes femijeve dhe te moshuarve, stres, lodhje dhe injeksione pafund. E pas kesaj perfundoja ne shtepi me glicemi 300 mg/ml pas tere atyre shtyrjeve me merrja gjate mbajtjes se radhes. Sigurisht pas nje numri te madhe pacientesh qe kalonin neper duar, infermieret e marrjes se gjakut lodheshin, keshtu qe gabimet gjate shpimeve apo dhimbjet e hematomat beheshin normale.
Ndihma ekonomike qe merrja ishte qesharake duke patur parasysh shpenzimet e medha qe duheshin per te kontrolluar diabetin, duke filluar qe nga fishat e blera, analizat e bera dhe dieta qe duhet te mbaja. Ndonjehere te duhej te perballeshe me abuzimin nga ana e farmacisteve ne cmimet qe u vinin fishave, po insulinave qe blija kur ato me mbaronin .
Aktualisht kam nje glicemi brenda parametrave te lejuar, kjo fale matjeve te shpeshta qe bej dhe injektimeve te rregullta te insulinave.
Cdo vite me duhet te pergatise nje sere dokumentash per perfitimin e ndihmes ekonomike dhe insulinave. E gjitha kjo perkethehet ne stres,radhe te gjata pritjeje dhe lodhje.
Nuk eshte diabeti ai qe po me lodh, por eshte pseudoshteti ku pata fatin e keq te lind I cili po bene te pamundur luften time ne paqe me sheqerin e tepert qe prodhohet nga une!!
Print Friendly, PDF & Email