Njohja e të sapo diagnostikuarve me diabet me Shoqatën e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet…

Në vazhdim të programit që nisëm disa kohë më parë “Nje kafe me miq” që do të realizohej cdo të premte në qendrën e SHFRD, të premten e kaluar u realizua një takim i cili ishte ndryshe ng atë tjerët. Këtë herë morën pjesë të gjithë të rinjtë e diagnostikuar me diabet rishtas se bashku me disa anëtarë të vjetër të shoqatës.

Ky takim ishte shumë i rëndësishëm për vetë faktin që persona me diabet e të rinjë tashmë janë në një epokë të re të jetës së tyre  ku do të përballen me shumë vështirësi, vuajtje dhe sakrifica të cilat do i shoqërojnë gjithë jetën.

Fillimisht të rinjtë u njohën me njëri tjetrin duke treguar dhe momentin se si e përjetuan kur morën vesh që kishin diabet. Disa ishin ende të mërzitur për këte fakt, disa ishin dyshues nëse do ja dilnin ta përballonin një sëmundje të tillë që kërkon kujdes maksimal në cdo moment të jetës, por e rëndësishme ishte që shumica ishte pas bisedimit me bashvuajtësit e vjetër u mbushën me shpresë, me diabetin do mësohesh sa ndonjëherë nuk e imagjinon më veten pa atë.

Stafi i SHFRD u foli për historinë e qendrës, punën që është bërë ndër vite, dhe arritjet më të mëdha që janë realizuar. Gjithashtu u informuan në lidhje me shërbimet që ne ofrojmë dhe u prezantuan me donatorët tanë kryesorë që kanë qenë mbështetje në cdo hap të shoqatës.

Në ambientet e qendrës u njohën me llojet e insulinave dhe aparateve që ekzistojnë nga koleksioni që ne mbedhur, gjithashtu dhe disa shprehje që janë motivim për diabetin.

Një tjetër diskutim ishte dhe njohja me Web-in www.diabet.al i cili është i vetëm në Shqipëri nga përmbajtja e informacionit të detajuar për diabetin. Në vazhdim të këtij diskutimi u fol dhe për menaxhimin e diabetit në rrethana të përgjithshme pasi është vetë detyra e personave me diabet që në të ardhmen të lexojnë vet sa më shumë informacione të duhura për diabetin. Megjithatë takimet e herëpashershme, aktivitetet dhe organzimet që SHFRD do të organizoj këto muaj, do u lejojë që të marin përvoja nga me të vjetrit dhe të mesojnë më shumë për diabetin.

Duke qenë se jo cdo gjë do të jetë e lehtë dhe perfekte, ne i njohëm anëtarët e rinj me sfidat dhe problemet që kanë personat me diabet në Shqipëri. Një nga cështjet me kryesore që nuk mund të lihej pa u përmendur ishte dhe cëshjta e ndihmës ekonomike (KEMPIT). U njoftuan për ndryshimet që janë bërë ku personave me diabet u është hequr në masë e drejta për të përfituar kemp, ne kundërshtim të plotë me Konventën e Personave me Aftësi të Kufizuar. U treguam atyre hapat që janë marë për ta kundërshtuar këtë fakt dhe hapat që do të meren ne të ardhmen. Ata u shprehën të gatshëm që do të jenë të gjjithë kundër këtij vendimi që duhet të anullohet me cdo kusht.

Takimi u mbyll përsëri me energji pozitive pasi për ne me diabet nuk ekziston frika dhe dorëzimi. Të rinjtë ishin shumë të kënaqur dhe mezi prisnin të mernin pjesë në aktivitet e ardhshme ku me kryesori do të jetë dhe trajnime në lidhje me numërimin e karbohidrateve, një nga pikat kyce për të manaxhuar diabetin.

Falenderojmë Bordin e Cështjeve të Mira, i përbër nga Lotaria Kombëtare dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë

Lotaria Kombëtare dhe Bordi i Cështeve të Mira

FOTOGRAFI TE TJERA KLIKONI NE LINKUN E FACEBOOKUT:
https://www.facebook.com/media/set/?vanity=www.diabet.al&set=a.3649861968460991

Print Friendly, PDF & Email