Një kafe me miq ☕


Nisma e radhës e ndërmarë nga Shoqata e Fëmijëve Dhe të Rinjve me Diabet është  “Një Kafe me Miq”.

Një kafe me miq

Aktiviteti i parë i kësaj forme i cili u realizua në këtë format, për t’u takuar, njohur, diskutuar rreth çështjeve të diabetit…

Në këtë aktivitet u ftuan të gjithë personat me diabet, por jo vetem, ata se bashku me miqtë e tyre.

Para se të fillonim aktivitetin morëm masat e nevojshme Anti- Covid. Duke i informuar në format më të ndryshme… Së pari, çdo  person u pajis me maskë dhe duhet ta mbante atë gjatë gjithë kohës. Në hyrje të qendrës ishin vendosur gjithashtu dezinfektuesit  dhe rregullorja për të qëndruar të sigurt ndaj virusit .

Gjatë qëndrimit në ambjentet e qëndrës u mbajt gjithashtu dhe distanca e rekomanduar.

Ky aktivitet kishte për qëllim që të sillte diçka ndryshe për personat me diabet . Në këtë takim u ndalua që të bëheshin biseda monotone të problemeve që kanë diabetikët dhe u bënë biseda të zakonshme mes miqsh, për të larguar sado pak stresin e problemeve të përditshme që të sjell diabeti.

Secili nga ne qe ishte prezent u qetësua nga ky takim pasi ishte i  pari pas një periudhe të gjatë pushimi. Kishte dhe nga ata që kuptuan që nuk janë vetëm në këtë rrugëtim të vështirë.

Disa të tjerë mësuan dhe gjëra të reja për diabetin, morën këshilla nga më të rriturit dhe mësuan nga  eksperienca e tyre në menaxhimin e diabetit.

Ky takim ishte i pari për këtë periudhë ,por jo i fundit. Çdo të premte të parë të muajit ju presim të gjithëvë në “Kafe me Miq” .

Falenderimet dhe motivuesi jonë, vazhdon të mbetet vetëm Bordi i Ceshtjeve te Mira! I përbër nga Lotaria Kombëtare dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë

Lotaria Kombetare dhe Bordi i Ceshteve te Mira

FOTOGRAFI TE TJERA KLIKONI NE LINKUN E FACEBOOKUT
https://web.facebook.com/media/set/?vanity=www.diabet.al&set=a.3354645591315965

Print Friendly, PDF & Email