NGJITJE NE MAJEN ME TE LARTE NE SHQIPERI , MALI I KORABIT.

Anetare te Shoqates se Femijeve dhe te Rinjve me Diabet kane shpallur sfid per per te ngjitur majen me te larte ne Shqiperi dhe ne Ballkanin Perendimor, Malin e Korabit(2764 metra). Per disa ishte ngjitja e pare ne mal, por pavaresisht kesaj deshira dhe aventurat per te vizituar vende te mrekullueshme ishte e forte dhe asnjeri nuk u dorezua.

Para nisjes u treguam te gjitheve per veshtiresine qe kishte ky udhetim, per lodhjen dhe per gjerat qe na prisnin. Por, mungesa prej disa muajsh e aktiviteteve ne natyre kishte shtuar deshiren tek te rinjte.

U nisem per ne fshatin Radomire ku beme ndalesen e automjeteve, per te vazhduar me pas udhetimin ne kembe drejt Malit. Fjetja do te behej ne lartesine 2000 m, ne stanet e Korabit, prandaj me vete ne ngjitje morem dhe gjerat e nevojshme (Cadra kampingu, rroba, ushqime etj). Udhetimi deri tek stanet zgjati rreth 3 ore, ku normalisht nuk munguan dhe ndalesat rruges per te matur glicemine.

Kur arritem tek vendi i vendosjes se cadrave dukej sikur po shihnim te kaluaren tone. Gjithcka ishte e mrekullueshme dhe smogu i qytetit qe jemi mesuar te shohim perdite, aty ishte shume shume larg. Perendimi i diellit e shtonte dhe me shume bukurine e asaj dite qe pavaresisht se ishte e lodhshme krijoi tek te gjithe ne nje ndjenje qetesie.

Pasi ngritem cadrat dhe konsumuam ushqimin, rame direkt per te fjetur sepse e nesermja do ishte perseri nje dite e lodhshme.

Por gjithesecili para se te flinte kryejti matjen e glicemive, injektimin e insulines dhe marjen e dicka te embel prane jastekut per cdo rast urgjent. Gjate nates kishim nje kujdes te madhe per veten dhe per personat qe kishim afer per gjendjen e sheqerit te tyre gjate nates. Kjo jete me diabet ne nuk na pengov vecse na motivon me teper ne jeten tone te perditcme dhe te vecant.

Edhe gjumi aty ishte fantastik, cadra dukej si nje hotel me 5 yje, te cilit i bente shoqeri hena dhe dukej rruga e qumeshtit. Cfare mrekullie!

Zgjimi idites tjeter u be ne oren 5. Morem ushqimin ,ujin dhe gjerat e nevojshme me vete dhe u nisem per ne maje.

Disa me te shpejte e disa me te ngadlate vraponin pas qellimit te perbashket, kapja me majes se gjigandit Korab. Udhetimi per ne maje zgjati rreth 4 ore.

Aty lart mund te shikoje plot majat e tjera, si Alpet Shqipetare, por ty te dukej vetja me superior se ata sepse ishe me larte.

Poshte nesh kishte kullota te pafundme, ujera, burime, lepuj dhe bageti.

Kthimi per ne shtepi ishte akoma me i bukur. Pamjet fantastike qe ishin memorizuar ne trurin tone, tashme ishin dhe ne telefonat tane dhe do te qendrojne  aty per nje kohe te gjate, derisa te bejme nje udhetim te dyte per ne Korab.

Falenderimet ne vencanti dhe motivuesi jone vazhdon te mbetet vetem per Bordi i Ceshtjeve te Mira, I përbër nga Lotaria Kombëtare dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë

Lotaria Kombetare dhe Bordi i Ceshteve te Mira

FOTOGRAFI TE TJERA KLIKONI NE LINKUN E FACEBOOKUT

Print Friendly, PDF & Email