Mungojnë ilaçet, Toro: Në një vit kosto 38 mijë lekë

Fëmijët dhe të rinjtë që vuajnë nga sëmundja e diabetit përballen gjithnjë e më shumë me mungesën e medikamneteve apo dhe pajisjeve mjekësore, si testet për matjen e glicemisë apo dhe ageve sipas grumpmoshës, me të cilat duhet të injektojnë  medikamentet. Ky shqetësim ngrihet nga kryetari i Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjëve me diabet në vendin tonë, i cili thotë se nga statistikat që disponojnë janë rreth 800 fëmijë që vuajnë nga kjo sëmudje .

“Shpenzim i madh është mungesa e glukagonit, i cili mendohet në qoftë se hidhet një përdorim i gjërë i insulinave analoge, nuk do të jetë shumë i nevojshëm ky si material mjeksorë. Problem tjetër është përdorimi i ageve në gjatësi të ndryshme për mosha të ndryshme që janë me diabet. Kurse problem tjetër shqetësuae për ne janë testet e glicemisë, për matjen e sheqerit në gjak. Për fëmijët është një numër prej 800 persona. ”,- u shpreh Asim Toro,  kryetar i Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjëve me diabet.

Por krahas mungesës së medikamenteve edhe kur ato ekzistojnë kostoja për një familje që ka një fëmijë me diabet është tepër e lartë dhe e papërballueshme, pasi në vit pacienti duhet të kryejë minimalisht rreth 32 analiza.

“Një kosto vjetore është afërsisht 480 mijë lekë.”, – u shpreh Asim Toro,  kryetar i Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjëve me diabet.

Një nga kërkesat drejtuar autoriteteve të qeverisë, nga Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjëve me diabet është ajo e rimbursimit total të analziës së hemoglobinës së glukozuar, ageve , lancetave e fishave për 800 fëmijë me diabet.

Print Friendly, PDF & Email