Mungesa e gjumit, Jo e dobishme ne kontrollin e Diabetit.

Një studim i ri tregon se gjumi i pamjaftueshëm ose gjumë me cilësi të dobët mund të përkeqësojë kontrollin e diabetit.

Në kete studim , studiuesit intervistuan 161 të rritur të Afriko-Amerikan me diabet tip 2 në lidhje me zakonet e tyre të gjumit. Pastaj ata shikuan të dhënat mjekësore të pjesëmarrësve dhe vunë në dukje rezultatet e testeve të tyre HbA1c. (Testi HbA1c është një masë e kontrollit afatgjatë të glukozës në gjak.)

Mesatarisht, pjesëmarrësit morën rreth gjashtë orë gjumë një natë. Vetëm 6% morën tetë orë ose më shumë, dhe vetëm 22% morën të paktën shtatë orë në natë. Shumica e pjesëmarrësve — 71% — raportojn  gjum me cilësi të dobët. Niveli mesatar i HbA1c në mesin e pjesëmarrësve ishte 8.3%. (Shoqatat  Diabetit rekomandojne që njerëzit me diabet të synojnë një nivel më të vogël se 7%.) Midis pjesëmarrësve që kishin të paktën një ndërlikim të diabetit, gjumi me cilësi të dobët shoqërohej me nivele më të larta të HbA1c. Në mesin e pjesëmarrësve të mbetur, ata që morën më pak orë gjumë kishin nivele më të larta të HbA1c.

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se marrja e më shumë gjumë dhe përmirësimi i cilësisë së gjumit mund të kenë një efekt pozitiv në kontrollin e glukozës në gjak te njerëzit me diabet, por kërkime të mëtejshme janë të nevojshme për ta vërtetuar atë. Ndërkohë, është një ide e mirë të përpiqesh të marrësh gjumë të mjaftueshëm, pasi kërkime të tjera kanë lidhur privimin e gjumit me sëmundjet e zemrës, shtimin në peshë dhe shëndetin e dobët të përgjithshëm. Midis shtatë dhe nëntë orë gjumë në natë rekomandohet për shumicën e të rriturve, sipas Fondacionit Kombëtar të Gjumit.

Lotaria Kombetare dhe Bordi i Ceshteve te Mira
Print Friendly, PDF & Email