Muaji sensibilizues – Diabeti tek të rinjtë, Shoqata: Kjo grupmoshë nuk debistohet nga ngelizhenca

Diabeti tek fëmijët dhe të rinjtë është në rritje, por kjo grupmoshë ka mungesë të theksuar depistimi. Në muajin sensibilizues kundër sëmundjes së diabetit, Shoqata kërkon nga Ministria e Shëndetësisë rimburimin e fishave për matjen e diabetit. Shkaqet e kësaj sëmundje lidhen me faktorin gjenetik, mbipeshën dhe sasi të lartë kolesteroli në gjak.

https://youtu.be/eH9EWPD4UQs

Të rinjtë janë më pak të sensibilizuar për të kryer depistime për diabetin edhe pse në vend rezultojnë mbi 400 diabetik të kësaj grupmoshe.

Të miturit janë të prekur më shumë nga diabeti i tipit që shkaktohet nga mungesa e prodhimit të insulinës.

Simptomat e që sinjalizojnë këtë sëmundje janë etja dhe rënia e menjëhershme nga pesha, pavarësisht sasisë së ushqimeve të konsumuara.

Për të rritur ndërgjegjësimin dhe për ti shtyrë të rinjtë të bëjnë debistim, Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me diabet organizuan aktivitete sensibilizuese.

“Ngaqë di që nuk njeh moshë është mirë që ta kontrollosh herë pas here.Mënyra më e mirë e trajtimit është parandalimi, një matje glicemie nuk kushton asgjë”

Diabeti është sëmundje e shtrenjtë që nga dieta e pasur ushqimore që kërkon, por edhe në matjet që bëhen disa herë në ditë, që për një familje me të ardhura të ulta është e vështirë përballimi.

Asim Toro: Të rinjtë janë një çikë indiferent kundrejt depistimit që ne po zhvillojmë. Ne si Shoqatë kemi ngritur shumë herë problemin për rimbursimin e fishave, ageve, të cilat duke i përdorur shumë herë fillojnë të krijojnë probleme të njëpasnjëshme.

Të rinjtë diabetik nëpërmjet një peticioni i kërkojnë Ministrisë së Shëndetësisë në rimburimin e fishave për të bërë matjet, ndërsa burimet zyrtare të Ministrisë thonë se ky është një premtim për të cilin do të angazhohen.

Shkaqet e diabetit janë obeziteti, mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja jo të shëndetshme, trashëgimia për diabet në familje, sasia e lartë kolesterolit në gjak.

Sipas studimeve ndërkombëtarë të bëra për këtë sëmundje rekomandohet nga mjekët endokrinologë përdorimi i frutave, perimeve dhe një dietë e ekuilibruar për të ulur riskun për diabet.

Print Friendly, PDF & Email