Muaji Ndërgjegjësues i Diabetit 2017 / Diabetes Month 2017

 

 

Çdo gjë nisi me një mesazh drejtuar shoqërisë Shqiptare, drejtuar politik bërësave

Everything started with a message to the Albanian society, to the politicians!

o Get information about Diabetes!

o Diabetes is increasing, it may also affect you!

o Diabetes has costs, it harms the organs!

o Diabetes blinds! o Diabetes dries the skin!

o Diabetes affects the heart and kidneys!

o Diabetes awaits your feet!

o How I would like to say one day, I had diabetes!

o Mr. Prime Minister support the implementation of the reimbursement of the test strips! November is the month of diabetes awareness.

Diabetes not only affects older age groups, but also children and young people. To show that you are in support of this community, share this message within 30 seconds to your 5 friends!

#Supporting_Diabetes_awareness_all_together.

 

  • Më datë 1 Nëntor Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet bëri hapjen dhe prezantimin e “Qendrës së informimit dhe shërbimit për fëmijët dhe të rinjtë që jetojnë me diabet në Shqipëri”. “Ky projekt është mundësuar me mbështetjen financiare të #Bordit_të_Çështjeve_të_Mira të #Lotarisë_Kombëtare’’. Të pranishëm ishin anëtarë, vullnetarë, prindër, mjek, përfaqësues të organizatave të tjera si dhe gazetarë. U prezantua Qendra e Informimit dhe u zhvilluan bashkëbisedime të ndryshme lidhur me Diabetin. Gjithashtu u dhanë disa intervista ku u fol për shqetësimet që sjell diabeti. Qëndra e Informimit i priti të interesuarit deri në mbrëmje.

 

On November 1st Association of children and youth with diabetes, organized the opening event of information and Care Center for Children and Young People Living with Diabetes in Albania. This project was powered by financial support of ” #Bordi i_Çështjeve_të_Mira of #Lotarisë_Kombëtare. Present were members, volunteers, parents, physicians, representatives of other organizations and journalists.

The Information Center was presented and various conversations about diabetes, were held. We also gave some interviews about diabetes concerns too. We welcomed the interested until the evening.

Qendër informimi dhe shërbimi për fëmijët dhe të rinjtë që jetojnë me diabet / Information and care center for children and young people living with diabetes

 

  • Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet në vijim të aktiviteteve të saj gjatë muajit nëntor, organizoi ditën e dielë më datë 05 Nëntor një pedalim me biçikleta për të promovuar aktivitetin fizik. Anëtarët e shoqatës, fëmijë dhe të rinj me dhe pa diabet nga mosha 7 deri në 35 vjeç pedaluan nga sheshi “Nënë Tereza” drejt sheshit ” Skënderbej” dhe kthim gjatë 40 minutave. Pas përfundimit anëtarët shkëmbyen biseda, ndanë përvojën dhe mënyrat e tyre të menaxhimit të diabetit. I jemi mirënjohës prindërve që përpos angazhimeve shoqërojnë fëmijët në aktivitetet e shoqatës tonë Falenderojmë Ecovolis që për të disatin vit rradhazi na vendosi në dispozicion biçikletat për të pedaluar dhe median që na ndihmon të përhapim tek publiku i gjerë mesazhet e aktiviteteve tona. Kthehemi nga aktiviteti entuziastë dhe të bindur se jemi në rrugen e duhur për ti treguar të gjithëve se “Diabeti nuk na ndal “.

Association of children and youth with diabetes, with all the activities during November, on 5th of November 2017 organized a cycling session to promote physical activity. Members of our association, children and youth, starting from 7 to 35 years old, cycled from “Mother Teresa” square towards “Skanderbeg” square and back, for 40 minutes. After closing the activity, all members had a talk with each other sharing experiences and their ways of managing diabetes.

We are grateful to the parents, who apart their work, accompany their children in all our activities. We thank Ecovolis too, for providing the bicycles even this year, and the media for helping us spread messages through our activities.

Back from the activity, we are enthusiastic and sure on our way to tell the world: ” Diabetes doesn’t stop”.

 

 

Shkrim në Gazetën Shqiptarja.com më datë 05 Nëntor

Writing in the Newspaper Shqiptarja.com on 05 November

Pedalim sensibilizues për sëmundjen e diabetit

 

 

Më datë 11 Nëntor shumë mjek, endokrinolog, aktor, regjizor, kompozitor, prezantues, grupe orkestrale, grupe muzikore dhe qytetarë të ndryshëm, realizuan thirrje për rimbursimin e fishave për matjen e sheqerit në gjak. Duke #Mbështetur_Ndërgjegjësimin_e_Diabetit të gjithë sëbashku.

On November 11th Many practitioners, endocrinologists, actors, filmmakers, composers, presenter, orchestral groups, music groups, and citizens have called for reimbursement of blood sugar counts. By #Supporting_Diabetes_awareness_all_together.

Ishim pjesë e Konferencës së XII E. SH. SH. E. Endokrinologji, Diabetologji Sesioni i Vjeshtës, 11 Nëntor 2017 të realizuar nga Shoqata e Endokrinologjisë Shqiptare

We were art of  The XIIth conference E. SH. SH. E. Endocrinology, Diabetology Autumn Session”, 11 November 2017, conducted by the Association of Albanian Endocrinology. 

Fjalimi në Konferencën e XII e SH.SH.E. Endokrinologji, Diabetologji, Sesioni i Vjeshtës

 

 

 

  • Më datë 12 Nëntor, Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet organizoi aktivitetin e rradhës sëbashku me anëtarët ku i’u bashkuan edhe qytetarë të cilët kalonin rastësisht. Aktiviteti ishte formimi i rrethit i cili është simbol universal për diabetin. Qëllimi i simbolit është ti jepet diabetit një identitet i përbashkët. Gjithashtu anëtarët mbanin në dorë pankarta ku ishin të shkruara mesazhe informuese mbi diabetin, si dhe insulina. U mbajt fjalim me mesazhe nga Drejtori Ekzekutiv i shoqatës si dhe mesazhe nga vetë anëtarët. Aktiviteti nisi te Sheshi Skënderbej dhe më pas të gjithë u drejtuan drejt Parkut Rinia me pankartat në dorë. Aty persëri u formua simboli i diabetit. Në aktivitet nuk mungoi as media që këtë muaj ka qënë e pranishme dhe mjaft mbështetëse për komunitetin me diabet. #Mbështetur_Ndërgjegjësimin_e_Diabetit

On November 12th the Association of children and youth with diabetes organized the next activity together with all the members, joining casual citizens too. The activity consisted on  the formation  of a circle which is a universal symbol for diabetes. The purpose of the symbol is to give diabetes a common identity. The members also kept cards in hand with information on diabetes and insulin. A message was delivered by the Executive Director of the association as well as   messages from members themselves. The activity started at Scanderbeg Square and then all headed to the Youth Park with banners in hand, and made the symbol of diabetes there.  In the event media was there too. Some different tv-s have supported us by giving messages the whole month.          #Supporting_Diabetes_awareness_all_together.

 

  • Më datë 14 Nëntor, është Dita Botërore e Diabetit ku na u mundësua prezantimi i organizatës tek Rrjeti i Organizatave të Pacientëve me Sëmundje Kronike.

On November 14th, is the World Diabetes Day, where we were able to present the organization to the Network of Patient Organization with Chronic Illness.

Prezantimi i Rrjetit të Organizatave të Pacientëve me Sëmundje Kronike

 

 

Pikërisht në kohën kur diabeti po kthehet në sëmundjen që po njeh rritje të ndjeshme në Shqipëri, kompania farmaceutike lider në vend për insulinën Sanofi, ftoi disa nga ekspertët më të mirë për të diskutuar për këtë problem. Disa përfaqësues të Shoqatës së Femijëve dhe të Rinjve me Diabet ju bashkuan eventit i cili u organizua në hotel Rogner. Më pas u bë matje publike e nivelit të glukozës në gjak nga disa infermiere dhe një mjek i cili dha këshilla.

At the exact moment when the number of people with diabetes in Albania is dramatically increasing,  Sanof, the leading pharmaceutical company in the country for insulin, brought together some of  the best experts to discuss about it. Some members of the Association of children and youth with diabetes joined the event held at Rogner hotel. After the event, some nurses   made measurements of glucose in blood, and a doctor helped by giving some advices.

Diabeti ose sëmundja e sheqerit, një sëmundje e lidhur ngushtë edhe me stilin e jetesës, po njeh rritje të ndjeshme në Shqipëri. Çdo vit, rreth 5 mijë persona diagnostikohen me këtë sëmundje. Pjesëmarrës ishin Znj. Christina Vasak, Ambasadorja Franceze në Shqipëri, Mjekët endokrinolog, pacientë dhe qytetarë të ndryshëm.

Diabetes, the sugar disease, is related to the lifestyle is becoming more and more common in Albania. Approximately 5000 people are diagnosed every year. Ms. Christina Vasak, French Ambassador was at the event, with some endocrinologists, patients, and some citizens.

 

 

Më pas të gjithë anëtarët morrën pjesë në një aktivitet të organizuar nga një grup të rinjsh aktivistë të cilët gjejmë rastin ti falenderojmë për punën e kryer, ku fondet e mbledhura do të shkojnë për blerjen e çantave të insulinave për fëmijët me diabet po në datën 14 Nëntor.

Than all the members took part in an event organized by a group of youths, whom we want to thank for the great job they did. All the money collected will be used to  buy insulin bags for all the kinds with diabetes, on 14th of November.

Me ftesën e hapur për të gjithë:
“Një qiri i vetëm mund të ndezë e të ndriçojë qindra e mijëra të tjerë… Lumturia asnjëherë nuk pakësohet duke u ndarë me të tjerë”.

Bëhu Ti qiriu që ndriçon rrugën e 350 të tjerëve që nuk kanë pasur fatin tënd, por që luftojnë me diabetin ditë pas dite. Bashkohu dhe Ti me ne, më 14 nëntor dhe të gjithë së bashku t’u dhurojmë këtyre fëmijëve nga një kuletë termike për ruajtjen e insulinës, mjet tejet i nevojshëm për ata që janë të detyruar të bashkëjetojnë me këtë sëmundje. 

Me një kontribut minimal prej 500 lekësh, mund të shijosh pijen e mirëseardhjes në Bar Hugo, ndërsa shndërrohesh në buzëqeshjen e një fëmije të sëmurë. 

Të gjithë së bashku, mundemi!
#Mbështetur_Ndërgjegjësimin_e_Diabetit.

With the open call for everyone:

“A single candle can spark and lighten hundreds of thousands of others …  Happiness never diminishes by being shared with others.”

Be the candle that illuminates the path of 350 others who have not had  your fate but  fight with diabetes day after day. Join  us on November 14th  and all together to give these children a thermal preservative handbag for  remedies, a very important tool for those who are forced to co-exist with this disease.

With a minimum contribution of 500 ALL, you can enjoy the welcome drink at  Bar Hugo while turning  the smile back to a sick child.

All together, we can!                                      #Supporting_Diabetes_awareness_all_together.

Shkrim në Gazetën Shqiptare më datë 14 Nëntor

Writing in the newspaper Shqiptarja.com on 14 November

Në bashkëjetesë me diabetin, 25-vjeçarja: Shteti të bëjë rimbursimin e fishave. Nuk do e lejoj sëmundjen të më mposhtë

Shkrim në Portalin Dritare.Net më datë 14 Nëntor

Writing in the portal Dritare.Net on 14 November

Rama premtoi insulinën dhe fishat falas për diabetikët, reagon shoqata: Nuk e besojmë!

Permbledhjet e DBD 2017

 

  • 16 Nëntor, Presidenti i Republikës, Sh.T. Z. Ilir Meta na priti një grup përfaqësie të Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet me prindër dhe pacient pas një kërkese të bërë nga ne. Presidenti u njoh me problematikat dhe shqetësimet e këtij komuniteti dhe shprehu interes për njohjen më të gjerë të vështirësive që përjeton kjo kategori shoqërore. Presidenti i Republikës na garantoi si përfaqësues të kësaj shoqate për institucionalizimin e një dialogu mes këtij komuniteti dhe institucionit të Presidentit, si edhe institucioneve përgjegjëse për ndjekjen e shqetësimeve të tyre. Përfaqësuesit e shoqatës e falenderuan Presidentin për vëmendjen dhe angazhimin institucional në vijimësi.

On 16 November, the President of the Republic, Sh.T. Mr. Ilir Meta received a group of representatives of the Association of children and youth with diabetes, with parents and patients after a request we made. The president was acquainted the problems and concerns of this community and expressed interest in wider recognition of the difficulties experienced by this social category.

The President of the Republic assured us, as representatives of this association for the institutionalization of a dialogue between this community and the institution of the President as well as the institutions responsible for pursuing their concerns. The association’s representatives thanked the President for institutional attention and collaboration.

http://president.al/?p=46582

Letër Falenderimi dhe Çertifikatë Mirënjohje për Shkëlqesinë e Tij, Z. Ilir Meta

 

 

  • 18 Nëntor Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet organizoi aktivitetin e rrallës për muajin ndërgjegjësues të diabetit.
    Pjesëmarrsit me dhe pa diabet realizuan hiking në ujëvarën e Shën Gjergjit. Nisja u bë në orën 09:00 nga Kinostudio dhe kthimi në orën 17:00. Pasi pjesëmarresit mbërritën në qendër të Shën Gjergjit me transport urban, u nisën drejt ujvarës që ishte destinacioni final.
    Gjatë rrugës pati disa ndalesa për të kryer matje të sheqerit në gjak. Pjesmarrësit shijuan pamjen që të ofronte natyra e vjeshtës dhe ujëvara e Shën Gjergjit. Gjithashtu realizuan rrethin që është simbol i diabetit.
    Në grup, edhe këtë herë nuk munguan anëtarë të rinj të cilët mbetën të kënaqur nga ky udhëtim dhe ku mësuan më shumë rreth diabetit. Të gjithë ndanë eksperiencat e tyre me njëri-tjetrin dhe nuk munguan pyetje të ndryshme si:
    1. Sa është koefiçenti i insulinës?
    2. Çfarë përgatitje dhe masash duhet të marrim para aktiviteteve?
    Anëtarët mësuan edhe më shumë nga njëri-tjetri.
    Ishte një ditë e realizuar ndryshe për të kuptuar që diabeti nuk të kufizon apo të ndalon të bësh edhe aktivitete sportive.
    Një falenderim shkon për të gjithë pjesëmarrësit dhe shoqëruesit që nuk ndalen duke u përshtatur dhe duke qënë më pranë nesh.

On November 18, the Children and Youth Association of Diabetes organized the next activity for the diabetes awareness month. Participants with and without diabetes realized hiking on Shen Gjergj waterfall. The departure was made at 09:00 by Kinostudio and returned at 17:00. After the participants arrived in the center of Shen Gjergj with urban transport, they headed to the waterfall that was the final destination. There were some stops on the way to carry out blood sugar measurements.

The participants enjoyed the view the autumn offered at Shen Gjergj’s waterfall.  Also made the circle that is the symbol of diabetes. In the group, again this time we all were satisfied with this trip and learned more about diabetes.

Everyone shared their experiences with each other and did not miss any different questions like:

  1. What is the insulin coefficient?
  2. What preparations we make before the activities?

Members learned even more from each other. It was a different day to understand that diabetes does not limit or stop you from doing sports.

We thank all the participants and companions who do not stop by adapting and being closer to us.

 

Shkrim në Gazetën Shqiptare më datë 18 Nëntor

Writing in the Newspaper Shqiptare on 14 November

 

Diabeti, Asim Toro: Shteti mbulon vetëm 1/3 e shpenzimeve për mjekimet. Paragjykohemi nga shoqëria shqiptare

 

  • Më 30 Nëntor vazhdon ftesa e hapur për :
    Të duam dhe ty aty, në rrjesht të parë, të duartrokasësh fort për fëmijët tanë!
    Ata, që hoqën dorë nga koha e lojrave për t’i ardhur sadopak në ndihmë bashkëmoshatarëve të tyre që po kurohen nga diabeti.Bileta për të qenë pjesë e këtij eventi të përgatitur me kaq shumë dashuri, kushton 500 lekë dhe çdo fond do të shkojë për blerjen e kuletave termike, për ruajtjen e insulinës.Të interesuarit të më kontaktojnë në inbox ose në celular 0697258585.
    Të gjithë bashkë, ne mundemi! #Mbështetur_Ndërgjegjësimin_e_Diabetit

We want you and your family in the first row to applaud our children, used their time to get some help to their peers who are being treated for diabetes. To be part of this event prepared with so much love, costs 500 ALL and each fund will go for the purchase of thermal wallets for the preservation of insulin. Interested parties can contact me in the inbox or mobile 0697258585.
All together, we can! #Supporting_Diabetes_awareness_all_together.

Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjëve me Diabetin është thellësisht mirënjohës dhe mirënjohëse për organizimin e shfaqjes, gjatë muajit nëntor – muajin e diabetit.
Falënderime të veçanta për:

The Assocciation of Children and Youth with Diabetes is deeply grateful and thankful to the organisators of the show, during November – diabetes month.
Special thanks to :

Arbekleda Kuqi, Jonida Janku, Bledina Koci, Bledar Hoshjam Borana Llanga, Ivi Topalli. Endri Abazi, Sokol Millona, Ada Jano, Lorida Asllani, Shege Skraparlliu, Alma Zhilla.

Posted by Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet on Thursday, 30 November 2017

 

Gjatë gjithë muajit u realizuan intevista të ndryshme në media duke i falenderuar gjithësecilin.

Throughout the month, various media intervists took place, thanking everyone.

Diabeti tip.1 dhe Shtatëzania / Diabetes type1 and pregnancy

 

Fotografi te tjera mund ti shikoni në rrjetin social facebook

You can view other photos on the social network facebook

https://www.facebook.com/pg/www.diabet.al/photos/?tab=album&album_id=1459805397466670

 

 

Print Friendly, PDF & Email