Muaji i Diabetit 2015 – Diabetes Month 2015

Më datë 1 Nëntor 2015 Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet organizoi një DEPISTIM në kuadër të Muajit të Diabetit!

Ngritëm një çadër dhe nisëm të shpërndajmë informacione në lidhje me këtë sëmundje të shekullit.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të rrisë ndërgjegjësimin në lidhje me diabetin si ndaj politikëbërësve po ashtu edhe ndaj publikut të gjerë për të bërë të mundur që diabeti të jetë në qendër të vëmendjes.

Gjithashtu u arrit të shërbejë si një mjet për të treguar mbështetjen në luftën kundër diabetit për personat e prekur nga kjo sëmundje e veçanërisht për të rinjtë dhe fëmijët.

Ky aktivitet u zhvillua tek Pedonalja e Tiranës Rr.“Murat Toptani” nga ora 10-30, ditën e dielë më datën 01-Nëntor.

Falë mbështetjes së kompanive të specializuara në diagnostikimin e diabetit, u kryhen matje falas të nivelit të sheqerit në gjak.

Gjatë aktivitetit u shpërndan fletëpalosje të cilat flasin për uljen e rrezikshmërisë për t’u shfaqur diabeti, për ushqimin dhe për aktivitetin fizik.

Capture

 

 

Diabetes Month 2015

On 1 November 2015 the Association of Children and Youth with Diabetes organized a screening under Diabetes Month! We raised a tent and started to disseminate information about the disease of the century. The purpose of this event was to raise awareness about diabetes as to policy makers as well as the general public, to make it possible for diabetes to be in the spotlight. It also managed to serve as a tool for showing support in the fight against diabetes for people affected by this disease, especially for young people and children. The event was held to pedestrian area of Tirana “Murat Toptani” street from 10-30 pm, on Sunday 01-Nov. Thanks to the support of  some companies specialized in the diagnosis of diabetes there was free measurements of blood sugar level. During the event they distributed a leaflet which indicates risk reduction to display diabetes, food and physical activity.

Print Friendly, PDF & Email