Minimaratona “Edhe ti mund ti kalosh limitet e tua “

Aktiviteti i radhës i organizuar nga SHFRD ishte një minimaratonë 5 km dhe 10 km, e cila u organizua në bashkëpunim me Maraton Albania tek Diga e Liqenit të Tiranës. Kjo minimaratone u organizua për nder të udhëtimit nga Sheshi Skenderbe në Dibwr drejt Sheshit Skënderbe në Shkup (161 km).

Maraton Albania

Në këtë aktivitet u ftuan të gjithë pjesëtrarët e Shoqatës Së Fëmijve dhe Të Rinjve me Diabet, por jo vetëm, ata mund të mirnin dhe miqtë e tyre me vete në kuadër të nismës “Një kafe me miq” Ku personat me diabet ndihen të lirshëm të flasin për gjithcka pa pasur kurrfarë ndrojtje, në cdo ambjent.

Edhe pse ky ishte një aktivitet me shkallë të lartë vështirësie, pjesëmarrja ishte e kënaqshme dhe për më tepër kishte dhe fëmijë midis tyre. Ky aktivitet promovon shumë mirë aktivitetin fizik si armikun kryesor të diabetit.

Në fillim të aktivitet folëm disi për masat anti-covid që tashmë kanë hyrë në rutinën tonë të përditshme. U dhanë dhe këshillat e nevoshme për zhvillimin e aktivitetit pa probleme nga të gjithë.

Mbajtja e gjërave të ëmbla më vete ishte detyrim, gjithashtu dhe mbajtja e ujit. Të gjithë personat me diabet bënë matjet para nisjes dhe  bënë korrigjimet nëse ishte e nevojshme. Gjithashtu u bë tek-tuk ndonjë matje tek personat qe nuk kishin diabet si një depsitimi i castit për maratonistët pjesëmarrës.

Cdokush qe nuk ndihej mirë ishte i lire të dilte nga gara dhe të merte kujdesin e nevojshëm.

Të gjithë u nisën me një ritëm të lartë dhe dëshirë për të përfunduar të parët por të githë e dinim se nuk do të ishte aq e lehtë. Ritmi ra pas dy kilometrave të parë dhe vështirësia po rritej, por askush nuk kishte ndërmend të hiqte dorë.

Dhe në fund të gjithë ja dolën. Disa më pas dhe disa më përpara. Por kjo nuk ka rëndësi sepse në një maratonë fitues janë të gjithë ata që e përfundojnë garën. Për personat me diabet kjo ështe një fitore e dyfishtë, e cila sjell besim se në të ardhmen do ja dalësh për cdo gjë.

U dhanë dhe disa medalje simbolike për vendet e para, ku njëri ishte me diabet dhe kjo do futet në historinë e kësaj maratone.

SHFRD pret që në të ardhmen pjesëmarrja në aktivitete të tilla të jetë e lartë, dhe të gjithë të kuptojnë që ne jemi njësoj dhe mund të bëjmë një maratonë ashtu sic mund ta besh dhe ti.

Ky takim u mundësua në kuadër të Projektit me mbështëtjen  e Bordi i Çështjeve të Mira të përbër nga Lotaria Kombëtare dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë

Lotaria Kombetare dhe Bordi i Ceshteve te Mira

FOTOGRAFI TE TJERA KLIKONI NE LINKUN E FACEBOOKUT

https://web.facebook.com/media/set/?vanity=www.diabet.al&set=a.3358239800956544

Print Friendly, PDF & Email