Mënyra e duhur e jetesës

KËSHILLA MBI USHQYERJEN DHE USHTRIMIN FIZIK

Çfarë duhet bërë për të kontrolluar diabetin?

Diabeti është një sëmundje kronike e karakterizuar nga vlera të larta sheqeri në gjak (glicemi e lartë), shpesh shoqëruar me mbipeshë apo obezitet, hipertension dhe nivel të lartë kolesteroli.

Sfida që paraqet diabeti është rishikimi i zakoneve të veta duke përzgjedhur më të shëndetshmet, duke zbuluar sërish kënaqësinë e lëvizjes dhe atë të ushqimeve të shëndetshme dhe natyrore.

 

RREGULLAT E ARTA JANË:

1. Të qenit me peshë normale

2. Një ushqyerje të pasur me perime, fruta dhe kalibrimi i yndyrave

3. Të kryerit e ushtrimit fizik me rregullsi

 

Këshilla mbi ushqyerjen

USHQIMET JANË TË GJITHA TË NJËJTA?
Për të jetuar dhe funksionuar trupi i njeriut ka nevojë për energji që furnizohet nga ushqimet. Ushqimet sigurojnë elemente të ndryshme ushqyese, të gjitha të rëndësishme për organizmin e që përfshijnë:

KARBOHIDRATET APO SHEQERNAT: janë burimi kryesor i energjisë dhe përfaqësojnë karburantin më të mirë për trupin tonë. Kjo kategori elementesh ushqyese është veçanërisht e rëndësishme për kë është me diabet: ndikojnë menjëherë në nivelin e sheqernave në gjak (glicemisë). Në bazë të shpejtësisë së tyre të absorbimit (përthithjes) quhen sheqerna të thjeshta apo komplekse.
• SHEQERNAT E THJESHTA priren të rrisin shumë shpejt gliceminë dhe janë ushqimet që duhet marrë me më tepër vëmendje nga personat me diabet.                                  Shembuj: sheqerna, mjalti, reçeli, ëmbëlsirat.

• Në të kundërt, SHEQERNAT KOMPLEKSE, zakonisht të njohura si karbohidrate apo miellra, kërkojnë më tepër kohë për t’u absorbuar dhe shkaktojnë një rritje më të ngadalshme të niveleve glicemike duke e bërë më të lehtë konsumimin e tyre.
Shembuj: drithërat (buka, makaronat, orizi, miellrat, elbi, gruri i fortë, misri, patatet)
dhe bishtajoret (fasulet, qiqrat, thjerrëzat, bizele).

 

YNDYRAT: shërbejnë kryesisht si rezervë. Ato që janë me prejardhje nga kafshët (gjalpi i shkrirë, dhjamërat e sallamrave, yndyrat që gjenden në të gjitha djathërat) duhen ngrënë me shumë kujdes sepse janë të pasura me kolesterol dhe, për këtë arsye, të dëmshme për enët e gjakut. Ato që janë me origjinë bimore, d.m.th. të gjitha vajrat, duhen parapëlqyer.

Capture

 

 

PROTEINAT: kanë një funksion plastik. Gjenden si në ushqimet me origjinë shtazore (qumështi, veza, mishi, peshku) ashtu edhe në ato me origjinë bimore (bishtajoret dhe drithërat) të cilat përfaqësojnë një burim proteinash shumë të shëndetshme sepse përveçse
janë me cilësi të mirë, nuk kanë të yndyra.
FIBRAT USHQYESE: Këto substanca gjenden në fruta, në perime, tek bishtajoret dhe në të gjitha ushqimet e plota. Edhe pse nuk janë ushqyese kanë aftësinë të ngadalësojnë thithjen në veçanti të sheqernave dhe yndyrave dhe përfaqësojnë një aleat të madh për çdo regjim ushqimor

 

 

Çfarë është një dietë e shëndetshme?

Për t’i garantuar organizmi një dietë të mirë këshillohet të konsumohen:                  60% KARBOHIDRATE, 25% YNDYRA, 15% PROTEINA

Shoqata Amerikane e Diabetit. Standardet e kujdesit mjekësor në Diabeti 2012. Kujdesi për diabetin 2012

Print Friendly, PDF & Email