MEDIKAMENTET SIPAS RENDESISE PER RIMBURSIM PER KOMUNITETIN ME DIABET NE SHQIPERI

Krahas problematikave të ngritura gjatë takimit si cështje për tu marrë në konsideratë, po ju vemë në dispozicjon kërkesat e komunitetit me diabet për listën me rimbursim.

Medikamentet sipas rëndësisë

1Fishat glicemik ose matës i sheqerit në gjakËshtë i nevojshëm për një person që jeton me diabet, sepse pa kontrolluar vlerën e sheqerit në gjak pacienti do të ketë një sërë komplikacionesh të cilat do të kenë një kosto më të lartë për shtetin.1- Duhet të rritet mosha të paktën deri në 35 vjeç, sepse ka të rinj që janë studentë, të papunë dhe nuk mund t’i sigurojnë fishat. Përse duhet të vendosni kufizim të moshës?!2- Aparatet e fishave dhe lancetat duhet t’i sigurojë kompania falas dhe gjithashtu duhet të jenë të certifikuara.3- Lancetat mund t’i vendosni pikë zgjedhjeje në përcaktorin e tenderit të fishave, nga 4 copë në ditë.4- Femrat do krijojnë familje dhe ky është qëllim jete. Si mund të krijohet një familje kur niveli i sheqerit në gjak është 300 apo më shumë? N.q.s. kemi një sheqer të lartë në këtë proces, pasojat e fëmijës janë dhe problemet me trurin…
2Glukagonit ose zjarrëfiksi diabetikPërdoret në rastet e komës diabetike por edhe me injeksion për të gjithë të sëmurët me diabet1- I cili merret nga hunda pasi e bën efektin më shpejt dhe është më i lehtë në përdorim nga ai që injektohet në muskul.
3Aget  e injektimit të insulinës 1- Ne kërkojmë age…! Fëmijët duan age 4 mm dhe jo age 8 mm.2- Një të rrituri i duhen age 6-8 mm në varësi të vendit ku e injekton insulinën dhe në varësi të masës dhjamore që ka.3- Per shembull, kur e injekton në kofshë nuk ke nevojë për 8 mm bëje 6 mm, kur e bën në krahë bëje 4 mm. Pacienti ka të drejtë të kërkojë gjatësinë e ages në gjatësinë që i nevojitet.
4Holterat GlicemikNë qoftë se do të vendosim Holterat Glicemik, fëmijët, studentët ose femrat shtatzana nuk do të përdorin fishat e matjes së sheqerit në gjak.1- Duhet të rimbursohen sepse e lehtësojnë shumë jetën me diabet. Me Holterin monitoron glicemitë çdo 24 orë dhe kupton se çfarë ka ndodhur gjatë natës kur pacienti ka qenë në gjumë. Holteri ka një kosto më të ulët dhe më të përballueshme.2- Për pacientin me diabet nuk ka vështirësi në përdorim, asnjë komplikacion, asgjë!3- Me holterin mund të bësh 200matje në 24 orë pa e zgjuar fëmijën.
5Pompat  e insulinësPor me përdorim të Pompës së insulinës nuk do të përdor as fisha e matjes së sheqerit në gjak dhe as holteri glicemikDuhet të rimbursohen dhe duhet të jenë pompa të avancuara. Duhet të rimbursohen pompat e avancuara inteligjente për aq të sëmurë sa do të kenë nevojë për mjekimin me pompë ose për femrat shtatzana. Në përgjithësi do të duhen 70 pompa në total për të gjithë Shqipërinë, duke përfshirë femrat shtatzana dhe individ me probleme të tjera shëndetsore

Mbetemi në dispozicion për cdo sqarim apo informacion të mëtejshëm…

Print Friendly, PDF & Email