Më mirë ta parandalojmë se sa ta kurojmë. Kostot e sëmundjes së diabetit në Shqipëri

Diabeti në Shqipëri ështënjë risk dhe mundim për atë që përjeton metë gjatë gjithë jetës.

Diabeti është i pa njohur nga pjesa më e madhe e popullsisë së Shqipërisë,për faktine mos interesimit, marjes me sporte të ndryshme dhe konsumimit të ushqimeve të pa zgjedhura dhe në vençanti brumrat dhe sheqernat pa masë.

Kjo situatë për të gjithë këtë komunitet që ka një ritje në vazhdimësi të numrit pa pyetur se është:

–                   Foshnje që nuk gjen guximin për ta injektuar me insulin.

–                   Fëmijë që është vështirë për ti ndaluar kurjozitetin e tij për të shijuar çdo ushqim dhemundim për ti shpuar gishtrinjpër të parë normën e sheqerit në gjak.

–                   Adoleshnt i cilime ligj i takon të punësohetgjë që është shumë e vështirë dhe për pasojë mbledh vetëm stres, keqardhje dhe detyrohet të lëj pas dore shëndetit me shumë pasoja.

–                   Pa aruar dhe moshat e treta të cilat eneglizhojnë nga pa mundësiae kostove që ka diabeti.

Kjo situat e cila jetohet afërsisht nga 7% e popullsisë në Shqipëri është e vështirë dhe për shtetin Shqiptar.

Nëqoftë se nuk parandalojmëkëtë sëmundje me kosto, të gjithë si shtet,shoqëri familjarë dhe pacientë do të kemi shpenzime të pa matura në kostot ekonomike.

Në Shqipërinuk ka një regjistër i cili të tregojnumrin real të të prekurve nga kjo sëmundje e “ëmbël”,nuk ka nje statistik të mirëfilltpër të treguar se sa pacient janë të dëmtuar nga ky “gërryes” dhe kostot shpenzuese për ta.

Diabeti po vret njerëz pa fund dhe pa dallim moshe, gjinie, vendodhje apo gjendje ekonomike.

Dihet që diabeti është një nga sëmundjet më të kushtueshme në botë dhe ç’do ditë e me shumë ai po përhapet frikshëm dhe po kërcënon njerzimin.

Por cila është kostoja që këta pacientë përballen me këtë sëmundje çdo ditë të jetës së tyre?

Një personi me diabet i nevojiten medikamente dhe materialetë tilla si: insulina, age, lanceta, fisha për matjen e glicemisë etj, nga të cilat të rimbursueshme janë vetëm insulinat por edhe kjo e fundit kërkon një proçedurë shumë të gjatë dhe të lodhshme, të mundimshme dhe me kosto, sidomos për pacientët e rretheve.

Sipas konsultimeve me mjekë endokrinolog një person me diabet duhet të kryejrreth 32 analiza dhe vizita në vit, nga të cilat disa janë çdo 3/6 muaj.

Të gjitha këto konsumime ditore dhe kontrolle vjetore, gjithëmonë sipas rekomandimeve të mjekve arrijnë njëkosto vjetoreprej388.620lekë për person.

 

Tabela tregon kostot vjetore dhe mujore të personave me diabet sipas kritereve dhe këshillat me mjekun endokrinolog.  Tregon për një kosto të konsumimit ditorqë në muaj arrin 13,127lekë.

Pjesa tjetër tregon se një person me diabet duhet të kursej në muaj për të kryer gjithë analizat në vit një shumë mujoreqë arrin në 19.258lekë në muaj.  Dhe në total kosto mujore arrijn 32.385lekë.  Nqs këto analiza nuk ndiqen në mënyrë periodike personit me diabet i fillojnë:

a)Tre komplikacioneqë janë:  1-lëkura diabetike  2-plagët në diabet  3-komplikacionet kronike.

b)Pesë sëmundjeqë janë: 1-hipertensioni arterial 2-sindromi metabolik 3-hiperlipidemia 4-obeziteti 5-hipoglicemia

c)Gjashtë dëmtimetqë janë 1-dëmtimi i syve  2-dëmtimi i zemrës 3-dëmtimi i trurit 4-dëmtimi i veshkës 5-dëmtimi i nervave 6-ulçera diabetike që pjesa më e madhe kalon në prerje gjymtyrësh

Të gjitha këto dëmtime llogaritini se sa lekë kushtojnë operacionet dhe kurimet e tyre për këdo. Dhe për të gjitha këto shteti ndihmon menjë ndihmë sociale 9.400lekëe cila ndërpritet dhe kur fillon një punë me pagesë minimale ose një stazh shkolle për faktin se paguen sigurimet (një lloj diskriminim i hapur për këtë pjesë që e ka një problem faktik) Po të llogaritim 32.385 lekë shpenzime mujore zbresim 9.400lekesh diferenca qe ne i bëjmë pyetje vetes ku ti kërkojmë rezulton 22.985 lekë. Pa vendosur nutricionin dieta diabetike!

Dalja jashtë kontrollit të sëmundjes pacienti nis luftën me komplikacione të tilla si:                     

 Në kuadrin e antiopatisë diabetike

  1. Dëmtimi i syve          – Retinopati diabetike
  2. Dëmtimi i zemrës      – Arterie koronare
  3. Dëmtimii trurit         – Goditja çerebrale (e trurit)
  4. Dëmtimi i veshkës     – Nefropati diabetike
  5. Ulçera diabetike
  6. Dëmtimi i nervave      – Neuropati diabetike

 

Në qoftë se fillojnë këto komplikacione pacientit dhe shtetit i shtohet një kosto tjetër që është ajo e shtrimit në spital. Nga një përllogaritje e thjeshtë shtrimi në një spital shtetëror për një natë shkon

8.000 lekë * për 3 ditë minim = 24.000 lekë

8.000 lekë * për 5 ditë maks   = 40.000 lekë

Tab.2tregojmë një mënyrë përllogaritje për penat insulinike. Si pas moshës së pacientit në tabelë llogariten sasia e penave insulinike që i nevojiten një personi me diabet.

Por vështirësitë fillojnë me shtimin e numrit të insulinave sidomos për personat me diabet nga rrethet, sorollatje dhe pritjen në rradhë, qëndrimin në Tiranë, dietat që do konsumojnë si dhe humbjen e ditës së punës në qoftë se ata e kanë siguruar një të tillë!

–  Të gjitha këto kosto dhe vështirësi nga pacienti me diabet, mund të shmangen duke e ndarë këtë abuzim nëpër qarqe ose me kontrollet e vazhdueshme që duhet t’Ju bëhen mjekëve specialist dhe farmacive. Ky kontroll do të sjelli të mira si për pacientin po ashtu edhe për shtetin duke shmangur abuzimet ndër vite me insulinat dhe përdorimin e këtyre fondeve për rimbursim të fishave dhe ageve.

Kostoja një vjeçare e insulinave për një person:

50 pena me veprim të shpejt në vit shumëzim 1.200lekë (çmim mesatar) = 60.000 lekë

30 pena me veprim të ngadaltë në vit shumëzim 1.900lekë (çmim mesatar) = 57.000 lekë

60.000 lekë + 57.000 + 9.000 ndihma sociale = 126.000 lekë shpenzim për një person me diabet ka shteti Shqiptar.

Por a janë të mjaftueshme vetëm insulinat për mbarvajtjen e sëmundjes së diabetit?

Fatkeqsisht duhet të themi që JO, duke pranuar që po kryejmë një shpenzim pa vlerë!

Pacientët me diabet kanë mungesë të disa materialeve që janë jetësore në përditshmërinë e tyre për trajtimin e diabetit të tilla si: Lanceta, Fishat e Glicemisë, Aget insulinike, matja e Hemoglobina e glukozuar (HbA1c), Hormoni Glukagon, si dhe rruga e tejzgjatur që duhet të ndjek një person me diabet për dokumentat e shtimit ose ndryshimit të insulinave si dhe daljes në kemp çdo vit.

Duhet të theksojmë se analiza dhe të gjitha materialet e lartpërmendura rimbursohen jo vetëm në vendet e Europës po madje edhe në vendet e rajonit si Itali dhe Maqedoni.

Është për të ardhur keq që në vendin tonë nuk rimbursohen dhe pacientët me diabet dëmtohen çdo ditë të jetës së tyre!

Cila është humbja për pacientin dhe shtetin?

 

Pacientët me diabet duke mos patur mundësinë të kujdeset ashtu si duhet për sëmundjen, për arsye financiare apo burokratike, e çon veten në komplikacione të tjera të shëndetit si në dëmtimin e syve,  të zemrës, të truri, të veshkës, të plagëve, ulçerës diabetike dëmtim të sistemit nervor!

Print Friendly, PDF & Email