Matje glicemie dhe depistim ne Qendren Tregtare Toptani / Blood sugar measurements and screening at Toptani Shopping Center

Në kuader te muajit Botërore të Diabetit, qendra “Toptani” e ka kthyer në traditë mbështetjen e aktiviteteve të Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet, por jo vetëm. Prej vitesh, në ambientet e qendrës ofrohen matje falas të nivelit të sheqerit në gjak për vizitorët si dhe informacione për parandalimin e kësaj sëmundjeje.  

Parandalimi dhe diagnostikimi i hershem, ishte ky mesazhi per te gjithe njerezit, femije dhe te rritur. Kapja ne kohe e nje semundjeje te heshtur si diabeti eshte mjaft e rendesishme.

Te shumte ishin njerezit e interesuar per te ditur me shume rreth diabetit, shenjave kryesore te tij dhe per te kryer nje matje glicemie. Asnjehere nuk duhet neglizhuar kontrolli i diabetit, pavaresisht moshes. Jeta sedentare, kequshqyerja, obeziteti jane disa nga faktoret kryesore qe shkaktojne diabetin e tipit 2, qe vitet e fundit sa vjen dhe ulet mosha qe prek. Te pranishem ne kete aktivitet ishin dhe anetare e vullnetare te shumte te shoqates, ku disa prej tyre folen per mediat dhe ngriten dhe njehere problematikat qe hasin cdo dite.
Diabeti eshte nga ato semundje qe nuk mund ta harrosh, sepse me te bashkejeton gjithe jeten, prandaj te prekurit nga kjo semundje kerkojne lehtesim dhe sigurisht perkrahje per t’u punesuar dhe jetuar njesoj si te gjithe.

Drejtori Ekzekutiv i shoqatës vlerësoi mbështetjen e përvitshme të qendrës “Toptani” dhe falenderoj partneret per mbeshtetjen e tyre si: Qendren “Toptani” Bordin e Ceshtjeve te Mira, dhe Kompanite Bionim dhe Novonordisk.


Po ndodh tek Toptani Shopping CenterJu mirepresim 😊

Posted by Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet on Friday, 8 November 2019

As part of World Diabetes Month, the Toptani Shopping Center has traditionally supported the activities of the Diabetes Association of Children and Youth, but not only. For years, visitors to the center have provided free blood sugar measurements and information on preventing the disease. Early prevention and diagnosis, was this the message for all people, children and adults. Early detection of a silent disease like diabetes is very important. There were many people interested in knowing more about diabetes, its main signs and performing a glycemic test. Diabetes control should never be overlooked, regardless of age. Sedentary life, malnutrition, obesity are some of the major factors that cause type 2 diabetes in recent years and decreasing age. Many volunteer members and members of the association were present at the event, some of whom spoke about the media and raised issues that they face every day. Diabetes is one of those diseases that you can never forget, because you live with it all your life, so those affected by it need relief and of course support to be employed and live just like everyone else. The Executive Director of the association appreciated the annual support of Toptani Shopping Center and thanked the partners for their support such as: Toptani Shopping Center, The Board of Good Affairs, Bionime and Novonordisk.

Print Friendly, PDF & Email