Nr.: 129 Prot.: Tiranë më: 17 / 11 / 2017
Lënda: Letër Falenderimi
Drejtuar: Shkëlqesisë së Tij, Z. Ilir META
President i Republikës së Shqipërisë
Me anë të kësaj letre, në emër të prindërve, fëmijeve dhe të rinjve që jetojnë me diabet në Shqipëri, dëshirojmë t’Ju shprehim mirënjohjen dhe vlerësimin tonë për pritjen që na rezervuat.
Vëmendja e treguar nga ana juaj përsa i përket kërkesave tona, si dhe orientimet e dhëna për rrugën që duhet ndjekur, na bën me shpresë se problemet tona mund të futen në rrugën e zgjidhjes. Vërtet ju nuk jeni mjek por biseda e ngrohtë, e sinqertë dhe e ndjerë me ju, realisht na bëri që të harrojmë, për disa kohë, hallet tona dhe stresin e përditshëm.
Preokupimi dhe angazhimi juaj, në zgjidhjen e problemeve të komunitetit tonë, është dëshmi e qartë e një dimensioni të ri që ju po i jepni institucionit të presidentit, dhe për këtë ju keni dhe do të keni mirënjohjen tonë përgjithmonë.
Edhe njëherë faleminderit Z. President
Sinqerisht
Asim TORO
Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet