Nr. 814, datë 29.12.2017
PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR. 61, DATË 3.2.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E PAKETAVE TË PAJISJEVE MJEKËSORE TË RIMBURSUESHME”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 10, të ligjit nr. 10 383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Në vendimin nr. 61, datë 3.2.2017, të Këshillit të Ministrave, pas pikës 9 shtohet pika 9/1, me këtë përmbajtje: “9/1. Përjashtimisht, lista e pajisjeve mjekësore që do të rimbursohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për vitin
2018, për pacientët e grup-moshës 0–18 vjeç, është sipas shtojcës nr. 1, bashkëlidhur këtij vendimi.”.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2018, miratuar për Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
3. Ngarkohet Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Edi Rama