Lajmi i mirë për të sëmurët me diabet: Qeveria shton shpenzimet për blerjen e fishave

Personave me diabet iu është premtuar shpesh herë përfshirja e fishave në skemën e rimbursimit. Pavarësisht premtimeve të bëra në vite nga drejtuesit e dikastereve shëndetësore, përfshirja e këtyre pajisjeve dhe materialeve mjekësore në skemën e rimbursimit deri tani nuk është bërë e mundur.

Projektbuxheti i ri për vitin 2017 ka shtuar shpresat për të sëmurët me diabet, që të paktën këtë vit t’i marrin disa nga materialet mjekësore me rimbursim.

Në projektbuxhetin e miratuar nga qeveria për vitin 2017 është vendosur që të shtohen shpenzimet me 23 milionë lekë për blerjen e fishave për fëmijët diabetikë.

Kryetari i Shoqatës së Pacientëve të Fëmijëve dhe të Rinjve Me Diabet, Asim Toro, bën të ditur se së shpejti do të vihen në dispozicion për të sëmurët me diabet disa mjete mjekësore, përfshirë edhe fishat./ http://shendeti.com.al/

Print Friendly, PDF & Email