Kur nuk të ka mbetur asnjë fije për matje glicemie…

U nisa për udhetim mbas një dite të lodhshme pune,duhet të shkoja në qytetin tim pasi kisha një përkujtimore në familje. Atë ditë harrova që unë jam me diabet. Më mori rutina e ditës përpara dhe pa menduar nuk kontrollova as portofolin që mbaj gjërat që duhet për këtë sëmundje. Sa u largova nga puna, mora autobuzin për të shkuar. Arrita në shtëpi, aty kishte shumë njerëz dhe humbas përsëri në atë rëmujë. Harrova që duhet të kontrolloja diabetin duke matur gliceminë shpesh. Kaluan disa orë sa erdhi darka dhe mami im më pyet: “E injektove insulinën?”. I them: “Jo, ia tani po shkoj”. Nisem drejt çantës po ç’të shof fishat kishin mbaruar. Megjithatë, injektova insulinën me llogaritje doze me hamendje, pasi konsumonim darkën dhe sistemonim gjërat shkuam për të fjetur, në mëngjes duhet të ngriheshim shpejt persëri, por një llogaritje e gabuar të çon aty ku asnjë nuk dëshiron. Kisha hipoglicemi të theksuar,saqë nuk mbaj mend asgjë. Në mëgjes motra kishte ardhur të më zgjonte, po ç’të shihte unë që nuk reagoja aspak. Më tregoi që kishte thirrur mamin dhe kishin marrë aparatin që të bënin matje, por dhe ato nuk kishin gjetur asnjë fije të vetme. Nuk dinin si të vepronin, çfarë ndihme të më jepnin. Dilema ishte të më jepnin sheqer apo të më injektonin insulinë. Kishin thirrur ambulancën dhe kur u zgjova e gjete veten shtrirë në urgjencë.Një fije për matje glicemie të shpëton jetën dhe një mungesë e saj mund të ta marr atë. Prandaj i drejtohem shtetit shqiptar – plotësoni premtimin e dhënë dhe rimbursoni fishat, për një diabetik janë shumë të domosdoshme.

Print Friendly, PDF & Email