Kthim përgjigje.

Nr. 101 Prot.                                                                           Tiranë më: 19/09/2016

 

 

Drejtuar :       Z. Ermir KAPEDANI

                                    Komisioneri i Avokatit të Popullit 

 

 

Lënda:             Kthim përgjigje.

 

I nderuar Z. KAPEDANI,

Së pari ju falenderojmë për kthimin e përgjigjes Nr. K1/SH38-6 Nr.Dok. 201600582/6 si dhe për ftesën për bashkëpunim.

Ne si Shoqatë pacientësh me diabet kemi drejtuar shumë kërkesa për zgjidhje të problemeve që hasin pacientët me diabet.

Por reagimet nga institucionet shtetërore kanë qenë: pa përgjigje, pa përkushtim, pa përgjejshmëri, duke e shmangur problemin nëpër institucione të tjera pa kërkuar bashkëpunim me pacientët me diabet.

Pak kohë më parë ne përgatitëm edhe një peticion ku kërkuam ndihmë të gjithë shoqërisë për të treguar mbështetjen për këtë komunitet duke dhënë Nr. personal dhe firmosur me 2,500 firmëtar.

Më pas këtë peticion e drejtuam tek të gjitha Institucionet që na përfaqësojnë duke i bërë me dije dhe duke pritur përgjigjen e tyre dhe në kohë të parashtruar sipas ligjit. Por kjo gjë ka qenë e pa mundur!

Tani jemi duke ju drejtuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë “O.B.SH.”dhe Federatës Kombëtare të Dabetit “I.D.F.”

Ne do të ishim mirënjohës dhe ju ftojmë që ju si Institucion i Avokatit të Popullit sëbashku me ne por dhe partner të tjerë do të mblidheshim të gjithë sebashku, nën një zë, për të gjetur një zgjidhje ndaj këtij problem shqetesues për shoqërin tonë.ëse sëbashku na propozonit se si mund ta përballojm këtë kauz sepse numri i pacientëve me diabet po rritet frikshëm nga dita në ditë dhe institucionet nuk po na ndihmojn aspak për të përballuar këtë sëmundje të kushtueshme!

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, qëndrojmë në pritje të propozimeve dhe bashkëpunimit më të gjerë.

 

 

Asim    TORO

Drejtori Ekzekutiv

Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet

Print Friendly, PDF & Email