Kostot e një fëmije me diabet, shumë sorollatje

Kostot për një fëmijë që është me diabet janë shumë të larta. Për këtë problem përgjigjet i jep drejtuesi i Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet, Asim Toro:

Asim ToroSa kushton një fishë?

Një matje kushton 50 lekë.

Sa fisha (matje) duhen në ditë?

Ne duhet të bëjmë 3, 4 ose 7 matje në ditë. Para vaktit ushqimor dhe dy orë pas vaktit ushqimor, si dhe një në darkë para fjetjes. Duhet të dimë gjendjen e nivelit të sheqerit në gjak në çdo moment që do të hamë ose kryejmë një aktivitet. Shpenzojmë 50 lekë për çdo matje të nevojshme. Po të llogarisim vetëm 4 matje në ditë, kostoja vetëm e majtjes së sheqerit është 200 lekë. Të reja sigurisht. Ne kërkojmë që të paktën të na rimbursohen 2-fisha nga shteti.

Sa kushton një age?

Nëse duhet të injektojnë 4 herë insulina/ditë, kemi të nevojshme 4 age/ditë ose 120 të tilla në muaj. Për më tepër duhet theksuar se agia ndryshon në varësi të moshës së pacientit me diabet, duke qenë në gjatësi të ndryshme. Duke ditur se çdo age kushton 20 lekë, për një muaj duhen 2 400 lekë vetëm age.

Meqenëse në farmaci, insulinat nuk shoqërohen me age, fëmijë, të rinj dhe të moshuar që nuk arrijnë t’i sigurojnë ato, përdorin të njëjtën age disa herë, duke u hapur rrugën infeksioneve ose dëmtimit të vendeve të injektimit që janë të shoqëruara me sigurim të kostove të mëdha të produkteve që mund të përmirësojnë këto vende.

Ne kërkojmë lehtësim të procedurave të marrjes të insulinave analoge dhe mos të ketë pengesa për ta siguruar insulinën analoge dhe ndryshim të dozave të saj.

Cila është sfida e një personi me diabet?

Nis që nga mjeku i familjes, duke u konsultuar me të dhe duke marrë një rekomandim. Shkohet tek mjeku endokrinolog me rekomandim, i cili fillimisht të jep vetëm insulinë humane. Insulina humane po hiqet nga qarkullimi nga shtetet evropiane për faktin e efekteve anësore dhe hipoglicemisë.

Për shtesë insuline, mjeku endokrinolog i rrethit e drejton pacientin në spitalin e QSUT me një shkresë të përgatitur, qoftë dhe për një penë insuline të vetme.

Ardhja në Tiranë e shoqëron pacientin së bashku me humbjen financiare dhe stresin e spitalit. Me mbërritjen në spital duhet të regjistrohesh në regjistrin e konsultës për tek mjeku endokrinolog. Pastaj vjen pritja në radhë ku do të merret konfirmimi, i cili është thjesht një miratim nga specialisti.

Pasi merret kërkesa bashkë me dokumentet e tjera që duhet t’i dërgosh në një godinë tjetër brenda spitalit dhe aty merr thjesht një vulë në 3 shkresa të njëjta ku do t’i dërgosh:

  • kopje shkrese tek mjeku i familjes
  • kopje shkrese tek mjeku endokrinolog
  • kopje shkrese ISKSH-ja e rrethit, e cila të jep fletë tjetër aprovuese. Ky miratim kërkon një ditë kohë dhe mund të merret vetëm pas 24 orësh.
Print Friendly, PDF & Email