Konsumimi i alkoolit

Ky tekst është pjesë e Udhëzuesit për “Alkoolin dhe Diabetin” përtej Llojit 1. Ky tekst është verifikuar nga Dr. Basina, MD, një profesor klinik në Universitetin Stanford.

Jeta juaj shoqërore nuk ka nevojë të ndalet kur keni diabet të tipit 1, dhe as dashuria juaj për birrën. Kjo është e drejtë, në qoftë se ju ndjeni thirrjen për të pirë, shkoni drejtë përpara, vetëm duhet të keni parasysh këshillat tona për konsumin e sigurt të saj.

Konsumimi i alkoolit (birra)

Hani para se të pini – duke pirë në stomak bosh mund të keni vlera të ulëta, meqë alkooli ka një tendencë për  vlera të larta pastaj rënie. Kjo është për shkak të përpunimit të alkoolit në mëlçi. Për këtë arsye, duhen llogaritur dhe karbohidratet në alkool , jo vetëm në ushqim. Përmbajtja e ngritur e karbohidratit në birrë, mund të çojë në ndryshimin e vlerave të glicemisë .

Hidratohuni! Pini një gotë uji midis birrave ose një opsion tjetër pije pa kalori (p.sh. lemonsodë ose çaj i ftohtë). Hidratimi është çelësi për të shmangur një hangover si dhe për t’ju ndihmuar të qëndroni në vlera optimale të sheqerit në gjak .

Testoni shpesh! – Para se të dilni jashtë, gjatë kohës që jeni jashtë dhe para se të shkoni në shtrat .Ky monitorim i vazhdueshëm do t’ju ndihmojë të menaxhoni numrat e paparashikueshëm që mund t’ju jap konsumimi i birrës.

Sigurohuni që jeni me dikë që e di se jeni Tipi 1 – Nëse shfaqni shenja të hiperglikemisë ose hipoglikemisë, ata dinë t’ju ndihmojnë nëse keni nevojë. Mos harroni se hipoglikemia ka shenja të ngjashme të dehjes, të tilla si përgjumje dhe çorientim.

Shmangni sasinë e shumtë të alkoolit – Qëndroni të ndërgjegjshëm. Kur ju pini, mëlçia ndalet për të hequr toksinat, duke mos lejuar që organi të kryejë të gjitha punët e tjera që normalisht duhen, siç është emetimi i glukozës së ruajtur nëse nivelet tuaja fillojnë të bien.

Nëse keni një birrë të preferuar , merrni parasysh të bëni një test si fillim për të parë se si kjo birrë ndikon në vlerat e glicemisë tuaj. Testoni nivelet tuaja para se të pini diçka dhe pastaj menjëherë pas pirjes së një birre. Kjo duhet t’ju japë një ide se si trupi juaj reagon në alkoole të ndryshme.

Birrat e lehta në përgjithësi përmbajnë sasi më të ulët të Carb (6g). Pijet që kanë përqidje të larta alkooli , kanë edhe më shumë karbohidrate. Në përgjithësi, birra artizanale dhe birra gruri përmbajnë rreth 20g karbohidrate në shishe.

Print Friendly, PDF & Email